• |
ide | kryesore

“Nuk është momenti që të vazhdohet dialogu me Serbinë”/ Presidentja e Kosovës: Duhet kohë për një qëndrim të unifikuar

-Instant, Lajme, Të fundit


Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se procesi i dialogut me Serbinë duhet të ndalojë. Në një intervistë për DW, Osmani ka thënë se nuk është momenti për të vijuar me dialogun, pasi sipas saj të gjitha institucioneve duhet ti jepet kohë për një qëndrim të unifikuar.

“Unë mendoj që për shkak të zhvillimeve aktuale tani nuk është momenti që të vazhdohet dialogu menjëherë. Dhe duhet që institucionet e Kosovës të marrin pak kohë, të ulemi, të konsultohemi mes vetes, të krijojmë një qëndrim shumë më të unifikuar rreth dialogut, sepse është e domosdoshme që kushdo që negocion në emër të Kosovës, për fatin e Kosovës, të ketë një qëndrim shumë më të unifikuar të spektrit politik se sa vetëm të koalicionit që përfaqëson. Unë do të jap kontributin tim maksimal në këtë drejtim, që të diskutojmë së bashku me të gjithë, lidhur me atë se cilat do të duhet të ishin qëndrimet e Kosovës”, tha Osmani.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *