• |
ide | kryesore

U kapën pa maskë, gjobiten 619 qytetarë në 24 orë

-Instant, Lajme, Të fundit


619 qytetarë janë gjobitur nga policia pasi janë kapur duke lëvizur pa maskë. Si rezultat i kontrolleve, njoftohet se në të gjithë vendin, patrullat e përgjithshme dhe ato të policisë rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secilin prej qytetarëve që lëvizte pa maskat mbrojtëse.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në polici në të gjithë vendin, 6 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete. Pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *