• |
ide | kryesore

“Ne lojtarët jemi vetëm buratinë të Fifa-s e Uefa-s”: akuza të forta të Kroos

-Instant, Sport



“Ne lojtarët jemi vetëm buratinë të Fifa-s e Uefa-s”. Fjalë të rënda ato të thëna nga mesfushori i Real Madrid Toni Kroos, jo i pazakontë në dalje të tilla mediatike. “Askush nuk konsultohet me ne”. Gjermani hidhet në sulm të dy institucioneve të futbollit, duke kontestuar kompeticionet e tepërta për “të bërë sa më shumë para” e duke drejtuar gishtin mbi shumë ndeshje që futbollistët janë të detyruar të luajnë e që i “sfilisin fizikisht”.

Nuk është hera e parë që Kroos ngre zërin e thotë hapur mendimin e tij. Ashtu si në prill, gjatë valës së parë të pandemisë së Koronavirus, kur Real Madrid u akordua me lojtarët për shkurtimin e pagës e ai pohoi pa lojëra fjalësh: “Një dhuratë për klubin. Jam në favor të pagesës komplet të rrogës për të gjithë ata që e përdorin për të bërë dicka të ndjerë – kishte shtuar ai – e me këtë cdokush mund të ndihmoj të tjerët si preferon duke bërë bamirësi”.

Në lidhje me projektin e Superligës europiane mes 18 klubeve më të mirë të Kontinentit të Vjetër: “Do të ishte shumë, shumë interesante nga pikëpamja sportive por klubet më të vogla do vuanin hendekun me të mëdhatë, që do të thellohej – përfundoi Kroos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *