• |
ide | kryesore

Merr mbështetjen e OBSH/ Manastirliu: Firmosëm një marrëveshje të rëndësishme për përballimin e pandemisë

-Instant, Lajme, Të fundit


Në një konferencë për mediat, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Drejtori i OBSH-së për Europën, Hans Kluge kanë njoftuar për firmosjen e një marrëveshjeje të rëndësishme për përballimin e pandemisë. Marrëveshja është një angazhim konkret për mbështetje nga OBSH, që Shqipëria të përmirësojë aksesin në shërbimet thelbësore, të forcojë kapacitetet për të parandaluar dhe kontrolluar epidemitë, si dhe të forcojë akoma më shumë kapacitete në lidhje me inovacionin dhe digjitalizimin si dhe për adresimin e faktorëve përcaktues të shëndetit me qëllim popullatë më të shëndetshme.

Gjatë konferencës me drejtorin e OBSH-së për Europën, ministrja foli edhe për skenaret e ndryshëm të përballimit të valës së dytë të Covid 19 në vend, strategji për të cilën ajo tha se kanë nisur zbatimin në koordinim të plotë me OBSH.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *