• |
ide | kryesore

“Shkolla po drejtohet me urdhra e jo me ligje”/ Basha premtime mësuesve: Do ju bëjmë pagën minimale 700 euro

-Instant, Lajme, Të fundit


Në një takim me mësuesit, kryedemokrati Lulzim Basha ka premtuar se mbas zgjedhjeve do të rrisë buxhetin vjetor për arsimin, duke synuar rrogën minimale 700 euro për mësuesit. Sipas tij, prioritet do të jetë arsimi profesional, dhe asnjë fëmijë shqiptar nuk do të privohet nga e drejta për t’u arsimuar për shkak të gjendjes ekonomike.

Teksa mësuesit u ankuan për situatën e pandemisë në shkollë, për faktin se puna e tyre është shtuar dhe se ata nuk shpërblehen por orët shtesë, kryedemokrati Basha ka përsëritur thirrjen për testim masiv dhe të vazhdueshëm për mësuesit, si një masë për parandalimin e infektimit në institucionet arsimore.

 


5 Comments

    1. Qenka Robin Hud Basha se paska premtuar që të synojë në qeverisje që paga më e ulët për arsimtarët, të jetë 700 euro.
      Në pjesën më të madhe të shteteve europiane, 700 euro është pensioni më i ulët e jo paga minimale.
      Është një premtim i realizueshëm por sigurisht që jo sapo të jetë kryeministër.
      Mandej mos ngatëro kapitalizmin mafioz të Ramës me politikat sociale të kapitalizmit ligjor demokratik.
      Në Europë, janë partitë e djathta ekstremiste nacionaliste, që luftojnë për ngritjen e pagave e pensioneve për qytetarët.
      Politikat sociale nuk i bëjnë komunistët. Ata vetëm abuzojnë me propoganda e varfërojnë gjithë popullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *