• |
ide | kryesore

U paraqit në spital me plagë të shkaktuara nga sharra e drurit/ Policia zbardh sherrin në Himarë

-Instant, Lajme, Të fundit


Një konflikt i ndodhur mes dy personave gjatë pasdites së djeshme në Himarë ka rezultuar me dëmtimin fizik të njërit prej tyre.Sipas informacioneve të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të së mërkurës, ndërsa shtetasi me inicialet J. A., 42 vjeç, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Himarës. 42-vjeçari ishte goditur me mjet prerës, sharrë druri nga shtetasi DH. G. Sipas uniformave blu, gjithçka ka ndodhur për motive të dobëta.

Dy shtetasit të mësipërm ka nisur një sherri çastit për shkak të vjeljes së ullinjve në zonat afër njëri-tjetrit. Sherri i nisur ka degraduar në përplasje fizike, çka ka sjellë më pas goditjen me mjetin prerës të 42-vjeçarit. Ky i fundit ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Himarës dhe mjekët kanë lajmëruar Policinë, e cila ka nisur menjëherë hetimet duke çuar dhe në arrestimin e agresorit me iniciale DH.G.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *