• |
ide | kryesore

Rekord infektimesh/ MSH jep të dhënat: 532 raste të reja, ndërrojnë jetë 7 pacientë në Shqipëri

-Instant, Lajme, Të fundit


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat e pandemisë në Shqipëri.  Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,409 testime, prej të cilave 354 janë testime jnë kryer për arsye depistimi. Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 532 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

191 raste në Tiranë, 42 në Durrës, 32 në Krujë, 31 në Elbasan, 28 në Kurbin, 27 në Shkodër, 19 në Sarandë, 17 në Pogradec, 15 në Vlorë, nga 12 raste në Lezhë, Librazhd, 11 në Përmet, nga 9 raste në Kavajë, Mirditë, Tepelenë, nga 8 raste në Devoll, Gjirokastër, Malësi e Madhe, 7 në Gramsh, 6 në Fier, nga 5 raste në Berat, Bulqizë, nga 4 raste në Tropojë, Mallakastër, Mat, nga 2 raste në Skrapar, Delvinë, Has, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Kolonjë.

 

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,767 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 389 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 58 vjeçar dhe një 62 vjeçar nga Kavaja, një 60 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Korça, një 78 vjeçar nga Shkodra, një 85 vjeçare nga Tirana.


2 Comments

  1. Po ne Korce e ka pasur pushim covidi? Neser do jene nja 50 cope pasi keta te ISHP-se i bejne me grafik testimet, i japin dhe pushime virusit. Vendi ku genjeshtra eshte virtut.

  2. Problemi është se sa i përgjigjen gjendjes faktike këto shifra që jep ministria shqiptare e shëndetësisë.
    Nëse ndjek të dhënat ditore për pandeminë në vende të zhvilluara europiane, kur jepet numuri i testimeve, saktësohet se ato janë bërë një ditë më parë, e veç kësaj jepen pasqyra edhe të grup moshave të testuara e vendndodhjen e tyre, e po kështu edhe të dhëna për shtrimet spitalore.
    Tashmë dihet se në Shqipëri rezultatet e testimit meren me shumë vonesë, deri edhe pas një jave e kështu nuk mund të krijohet ideja e saktë se sa është raporti midis të testuarve e të infektuarve ditorë.
    Kjo pasaktësi ndikon edhe në shtimin e mosbesimin tek qytetarët për trajtimin e pandemisë nga institucionet shtetërore apo i ashtuquajturi Komitet teknik, e krijon vështirësinë e krijimit të bindjes tek ata për ti ndërgjegjësuar për rrezikun e kësaj pandemie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *