• |
ide | kryesore

“Të pavërteta”/ Ish-Kryeprokurori i Eulex-it hedh poshtë akuzat ndaj Bashës

-Instant, Lajme, Të fundit


Në një intervistë për radiotelevizionin “Ora News”, ish-Kryeprokurori i Eulex, John Clint Williamson ka folur lidhur me akuzat që kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj kreut të PD-së, duke pretenduar se ky i fundit ka qënë i përfshirë në hetimet ndaj udhëheqësve të UÇK-së për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Williamson ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike përfshirjen e Bashës në këtë hetim, duke sqaruar se cili ka qënë roli i kryeopozitarit në atë kohë në Prishtinë.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja Besmira Pelushaj: Zoti Williamson këtu në Shqipëri ka disa debate, pasi kryeministri Edi Rama akuzon Lulzim Bashën për këtë çështje. Mendoni se janë akuza politike për liderin e opozitës?

-John Clint Williamson: Po. Unë nuk dua të hyj në çështje të brendshme politike në Shqipëri, ama sugjerimet se z.Lulzim Basha është i përfshirë në hetimin e trafikimit të organeve janë kategorikisht të pavërteta.

Kjo natyrisht është për kohë të ndryshme. Por në kohën që unë isha drejtues i gjyqësorit në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë në 2002, Lulzim Basha punonte në zyrën time si ndihmës i posaçëm dhe oficer ligjor. Kur ato akuza m’u sollën mua nga një gazetar amerikan gjatë asaj kohe, ne zhvilluam një hetim paraprak, por nuk përparuam shumë në ketë çështje, pasi në atë kohë shumica e atyre akuzave ishin të bazuara në ngjarje që supozohej se kishin ndodhur në Shqipëri dhe ne nuk kishim autoritetin për të zhvilluar hetime aty.

Për këtë gjë fola me kreun e misionit të OKB-së, Michael Shiner, dhe ai më autorizoi që t’ia kaloja informacionin Karla del Pontes, kryeprokurores së krimeve të rënda për ish-Jugosllavinë. Pra ata e morën çështjen. Por gjatë kohës që ne në UNMIK po kryenim verifikime, e përjashtova qëllimisht Luli Bashën që të përfshihej në hetim. Sepse, siç e thashë, ai ishte një ndihmës ligjor pranë meje dhe nuk ishte prokuror.

Gazetarja Besmira Pelushaj: Cili ishte roli i zotit Basha në hartimin e raportit tuaj përfundimtar për këtë çështje?

-John Clint Williamson: Në 2014, ai nuk kishte asnjë lidhje me këtë raport, aspak. Unë po kthehem pas në kohë në periudhën e UNMIK në 2002 kur ai punonte aty. Ai nuk kishte asnjë rol në hetim gjatë asaj kohe. Nga viti 2011 deri në 2014 ai ishte një funksionar i qeverisë shqiptare. Ne nuk kemi komunikuar fare me qeverinë shqiptare në lidhje me ecurinë e hetimit. Pra ai nuk kishte asnjë rol si gjatë kohës që ka punuar në UNMIK dhe as kur ishte kreu i Bashkisë së Tiranës. Pra ai nuk ka pasur asnjë rol në asnjë periudhë kohore kur unë po merresha me këtë çështje.


8 Comments

  1. Kjo eshte pun me qef mor daj. Kush ka qef i hedh poshte kush ka qef nuk i hedh. Nuk behet me urdher nga lart kjo pun. Secili ka te verteten e qefit te vet.

    1. Sigurisht që po të lexosh titullin e një shkrimi me fjalët “të pavërteta” , të futura në thojza pikërisht për të shfaqur mosbesim tek prokurori amerikan, cilido qejflli i Tao Pallës do ta komentojë kështu si ty.

  2. Sali Berisha përshembull ka një qëndrim të ndryshëm nga Qeveria e Tiranës. Ai këmbëngul se UÇK ka kryer krime në Kosovë dhe dikush prej tyre duhet të dënohet.

    Lulzim Basha nuk ka as qëndrimin e Sali Berishës, as atë të Edi Ramës. Dhe problemin e ka, se ai dëshiron të ketë qëndrimin e Edi Ramës, por është i kompleksuar nga puna si hetues i UÇK-së, dhe nga ana tjetër, nuk do t’i afrohet fare qëndrimit të Berishës, edhe pse ai qëndrim ëshë formuar edhe nga puan e Lulzim Bashës.

    Për një të huaj që e ndjek këtë debat në Shqipëri, nuk përbën problem populizmi i Qeverisë. Ajo e ka të qartë aleancën me liderët politikë të UÇK-së. Për një të huaj është e paqartë se çfarë mendon në të vërtetë Lulzim Basha si politikan, jo si hetues i UÇK-së.

  3. Zotëria në fjalë thotë që ka Lulzim Basha ka qenë ndihmës i posaçëm dhe oficer ligjor, por kjo nuk përjashton faktin që Lulzim Basha të mund të ketë marrë kasetën që pretendon Milaim Bellanica.

  4. Te gjithe shqiptaret japin mend kur behet fjale per politike.Hajde sa komb i zoti qe jemi .Bravo

  5. Waw kjo me Ka habitué fare ky e thote hapur Basha Ka qen zevensi i ime ndimsi i ime pra me nje fjale Basha nuk Ka qen hetusi krysor por Ka qen ndimsi i hetusit krysore ky e komplikone Bashen komplet waw

  6. Është me të vërtetë një thashethemnajë e nivelit tepër primitiv pretendimi se Basha nuk ja paska dhënë BBC, një video që paskej filmuar për masakrën e serbëve nga një farë Bellanice.
    Prokurori amerikan deklaron se e ka pasur të plotë ate video e Bashës as i kujtohet fare ky person që del pas 20 vitesh për të bërë këtë deklaratë.
    Prokurori e thotë kjartë se ndonëse Basha ka qenë një ndihmës i zyrës së tij juridike, nuk e ka pas ngarkuar me hetime pasi ishte një jurist shqiptar..
    Edhe nëse do të ishte e vërtetë që Bashës tja kishte dorzuar videon ky Bellanica, e ja ka dhënë hetuesve e jo mediave, ky është një qëndrim profesional juridik e në të njëjtën kohë nuk ka të bëjë me pretendimin e baltosësve të Bashës se ai ka hetuar veprimet e komandës së UÇK por ato të ushtrisë sërbe.
    Ngado që ta marësh, është fare e pabesueshme që një shqiptar me origjinë nga Kosova, me gjyshërit të persekutuar nga regjimi serb, e që ka bërë pjesë në ekipin e juristëve për hetimin e Millosheviçit në Hagë, të ketë “fshehur” videon e masakrave të serbëve në Kosovë.
    Mandej është dukshëm një fushatë trashanike mashtruese ky sulm ndaj Bashës, pikërisht në kohën që kryeministri Rama bën biseda të fshehta me “mikun” e tij Vuçiç, Gëbelsin e Millosheviçit.
    Normalisht cilido shqiptar me mëndje e llogjikë normale do të bënte pyetjen e thjeshtë :
    Përse socialistët hapin me zell këtë thashethemnajë për Bashën, gjithmonë gjatë fushatave elektorale ?
    U përhap prej sigurimsëve kjo gënjeshtër në vitin 2005 kur Basha u aktivizua në PD , në zgjedhjet e 2013-s e tani pak muaj para zgjedhjeve të ardhëshme.
    Se kush gënjen nga dy liderët e dy partive më të mëdha në Shqipëri, PD e PS, mjafton të hapësh dy video të paraqitjeve të tyre në publik i ti krahasosh ato.
    Rama kur i dalin gënjeshtrat e nuk ju jep dot përgjigje pyetjeve, fillon e bën karagjozllëqe e përqesh gazetarët e kundërshtarët politikë, kurse Basha me qetësi, argumenta e fakte e me dinjitetin e një burrë shteti, me durim ju jep përgjigje shteruese edhe pyetjeve provokative keqdashëse të gazetarëve lakej të pushtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *