• |
ide | kryesore

Video/ Shqipëria e të ardhmes me tjetër skemë, Reja e pranon dhe është i bindur: “E di si mundet Kazakistani”

-Instant, F1, Sport, Video



“Sigurisht do të ketë vështirësi për formacionin. Unë i ka bërë zgjedhjet e mia me lojtarë që kemi. Kemi grumbulluar Gjasulën, por kemi gati edhe Cikalleshin”. Edoardo Reja ka të qartë situatën në lidhje me lojtarët në dispozicion për sprintin final në Nations League. Pandemia vazhdon të shqetësojë këdo dhe nuk bën përjashtim as Shqipëria e italianit, që më tepër se për lojtarët duket në dilema skeme, duke parë vështirësitë për të dalë para portës, në dy barazimet radhazi, përpara fitores me Kosovën: “Në momentin që dalim para porte, duhet të jemi konkretë. Trajneri duhet të punojë për këtë, fakti që skuadra ka pasur shumë raste, do të thotë se është bërë një punë e mirë. Duhet të fitojmë për të arritur objektivin tonë, që është vendi i parë në grup. Uroj që rastet e humbura në ndeshjet e kaluara, të jenë ruajtur për këto ndeshje”.

“Nuk është aq kollaj të ndryshosh skemën – u fut më thellë në analizë tekniku -. Kam nisur me këtë skemë dhe kam besim, pasi me ka dhënë rezultat në këto ndeshje. Kam disa lojtarë që kam krijuar besim. Është e rëndësishme të marrim dy fitore në ndeshjet e radhës. Lojtarët janë të motivuar. Pas këtyre dy ndeshjeve do shikojmë për skemën”. Një hapje për ndryshim e pamenduar më parë nga Reja që ishte treguar fanatik në lidhje me modulin e lojës për ti dhënë Shqipërisë. Tekniku ndërkohë ka shpjeguar se di mirë si të shkojë drejt objektivit kualifikim: “Kemi marrë rezultate të merituara, por ka pasur edhe raste kur nuk kemi marrë. Doja fitore ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, por nuk ia dolëm. Ne mbetemi favoritë. Lojtarët që kanë luajtur më përshtaten më shumë në ndeshje. Duam të fokusohemi te Kazakistani. Kemi luajtur me ta para një muaji dhe ua dimë pikët e dobëta”.

https://youtu.be/T-w7RDFI_Co



2 Comments

  1. Uzuni dhe Cikalleshi sulmues krahu me Balen sulmues qendre. Nuk ka arsye pse te druhen dhe te mos bejne futboll sulmues. Para Shqiperia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *