• |
ide | kryesore

Video/ Nations League nën shenjën e të mëdhenjve: Italia kthehet në krye, Belgjika mposht Anglinë

-Instant, Sport, Video



LIGA A
GRUPI 1
Italia mposhti 2-0 Poloninë në Reggio Emilia e kthehet në krye të Grupit 1 në Ligën A të Nations League. Të kaltrit kaluan në avantazh në pjesën e parë falë penalltisë së transformuar nga Jorginho pas një faulli ndaj Belottit (27′), dominuan ndeshjen pa kaluar rreziqe, por e mbyllën vetëm në të 84′ me një gol të të sapofuturit Berardi, duke përfituar edhe nga superioriteti numerik për shkak të kartonit të kuq të Goralski.


Nuk mbeti prapa edhe Hollanda që fitoi përballë Bosnjes në grupin A1. Lojtarët e de Boer nuk patën probleme të sistemojnë 3-1 ballkanasit (në gol me Prevljak) falë dygolëshit të Ëijnaldum e golit të Depay. Orange janë të dytët pas Italisë në grupin 1 të Ligës A e mund të shpresojnë ende në vendin e parë.




GRUPI 2
Fitore e rëndësishme 2-0 e Belgjikës (shënuan Tielemans e Mertens) kundër Anglisë me Lukaku në fushë për gjithë ndeshjen, ndërsa Danimarca u imponua 2-1 ndaj Islandës duke shfrytëzuar me Eriksen dy penallti në favor.


LIGA B
GRUPI 2
Pasi siguroi kualifikimin për në Euro 2021, Skocia humbi 1-0 në Trnava kundër Sllovakisë duke regjistruar kështu humbjen e parë sezonale në Nations League. Vendimtar në të 32’ goli i Gregus në asistin e Pekarik, që i jep formacionit të Tarkovic fitoren e parë në kompeticion.

GRUPI 3
Humbja e parë në Nations League për Rusinë që në Stamboll humbi ritmin përballë vendasve në një ndeshjet të luftuar deri në minutat e fundit. Rusët kaluan në avantazh në të 11 me Cheryshev por pas pak mbetën me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq për Semenov. Turqia përfitoi nga superioriteti numerik për të shënuar me Karaman e Under, që përmbysi ndeshjen në 6 minuta. Në pjesën e dytë Tosun me penallti shtoi diferencën për turqit, por në të 57’ pësuan golin e Kuzyayev që rihapi ndeshjen. Sulmi i dëshpëruar final nuk i ndryshon fatet skuadrës së Cherchesov që në fund dolën të mundur 3-2 nga Ulker Stadyumu.




GRUPI 4
Fitorja e katërt në pesë ndeshje për Uellsin e Page që kundër Irlandës e ka të vështirë por arrin sidoqoftë të imponojë ligjin e tij falë golit të Brooks në asistin e Bale në të 67’. Falë këtij suksesi, formacioni britanik qendron në krye të grupit 4me vetëm një pikë avantazh ndaj Finlandës, që bëri një goditje të rëndësishme në Bullgari. Në Sofie, në fakt, nordikët triumfuan 2-1 me golat e Pukki (7’) e Lod (46’) por vuajtën për dy penalltitë për vendasit: i pari u gabua nga Ivanov, i dyti u transformua nga Iliev por rezultoi pa rëndësi për shifrat finale.

LIGA C
GRUPI 2
Vazhdon pathyeshmëria në Nations League e Maqedonisë së Veriut që në Shkup mposhti 2-1 Estoninë e u ngjit në kuotën 9 pikë në Grupin 2. Në avantazh me Trickovski në të 29’, formacioni ballkanik u arrit nga Sappinen në të 52’ por gjeti forca për të marrë fitoren me golin e Stojanovskit në të 68’. Në Batumi, Armenia imponohet 2-1 me golat e Ghazaryan në të 33’ e Adamyan në të ’86’ duke parakaluar në klasifikim pikërisht Gjeorgjinë e Weiss të cilit nuk i bën punë goli i barazimit provizor 1-1 të Vako me penallti në të 65’.

GRUPI 4
Bjellorusia konfirmohet kryesuese e Grupit 4 me suksesin 2-0 (shënuan Yablonski në të 5’ e Ebong në të 20’) përballë Lituanisë, që është tashmë 3 pikë larg nga Shqipëria. Skuadra e Rejas triumfoi 3-1 kundër Kazakistan (në gol Cikalleshi, Ismajli e Manaj për kuqezinjtë e Abiken për miqtë).

UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 1
Netherlands 3 – 1 Bosnia and Herzegovina
Italy 2 – 0 Poland
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE A GROUP 2
Belgium 2 – 0 England
Denmark 2 – 1 Iceland
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE B GROUP 1
Austria 2 – 1 Northern Ireland
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE B GROUP 2
Slovakia 1 – 0 Scotland
Czech Republic 1 – 0 Israel
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE B GROUP 3
Turkey 3 – 2 Russia
Hungary 1 – 1 Serbia
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE B GROUP 4
Bulgaria 1 – 2 Finland
Wales 1 – 0 Ireland
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 2
North Macedonia 2 – 1 Estonia
Georgia 1 – 2 Armenia
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 3
Moldova 0 – 2 Greece
Slovenia 2 – 1 Kosovo
UEFA NATIONS LEAGUE – LEAGUE C GROUP 4
Albania 3 – 1 Kazakhstan
Belarus 2 – 0 Lithuania



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *