• |
ide | kryesore

Foto/ Shikoni dhjetë pika të zhdukura nga Tirana që ka qenë

-Instant, Arkiva, Dossier, Kryesore, Lajme

Nayrisht që qytetet ndryshojnë, por ajo që i ka ndodhur Tiranës në vetëm 75 vite Histori  është mostruoze. Dhe këtë mund ta perceptosh vetëm nëse i rikthehesh imazheve të vjetra, për të kuptur se si është rafshuar dhe si është asgjesuar gjithçka. Ne jemi mësuar të shohim vitet e fundit foto të tyrbes së par të qytetit të futur nën ombrrellën e në hoteli luksoz, të Teatrit të shembur, të sahatit të ytetit që po zhduket dita ditës, por asnjëhrë nuk e bëjmë krahasimin me pak më larg.


Këtë e ka bërë historiani dhe koleksionisti i qytetit Gazmnd Bakiu. Ai ka gjetur një kartolinë të qendës së qytetit në vitet 30 dhe ka përcaktuar një e nga një të jitha godinat që i munojnë. ” Tirana u zhbë sipas parimit enverist, që s’ka të sosur: Historia fillon me marrjen e pushtetit. U shkatërruan ndërtesa që nuk kthehen më! Injorantë, të çmendur dhe të babëzitur, njëlloj në kohë të ndryshme, i vunë dinamitin ose eskavatorin Tiranës së bukur” ka shkruar Bakiu. Ai ka marrë një kartolinë të kohës, i ka vendosur numra dhe ka shpjeguar historinë e godinave të zhdukura:


Kapllan Pasha's Tomb, Tirana - Tripadvisor Klithma e dhimbjes së artistëve dhe qytetarëve”, La Repubblica, shkrim për shembjen e Teatrit | Gazeta Fjala

1. Rruga e “Durrësit”. Quhej kështu qëkur “lindi” Tirana sepse tregonte se andej shkohej në Durrës. Së fundi është bërë rrugë me një kalim, veç për ardhur në Tiranë. Gjithsesi na shërben për t’u orientuar.

2. Rruga e “Bimbashit”. Që nga koha e socializmit quhet rruga “Kajo Karafili”. Por, kujdes! Sot, ajo nuk ka më dalje në rrugën e “Durrësit”, siç ka pasur në foton që shikoni.

3. Rruga e “Kavajës”. Nuk do të merremi me ndërtesat në të majtë të saj, sepse nuk dallohen mirë, sidoqë ndonjërën arrij ta identifikoj.

4. Hotel “Internacionali”. Është godina e vetme që ka mbetur nga gjithë ndërtesat që shikoni këtu; sot aty zhvillohen ceremoni mortore. Së bashku me rrugët që përmendëm, “Internacionali” është godinë e rëndësishme referimi, për të përcaktuar se ku ndodheshin ndërtesat që s’janë më.

99 vjetori i kryeqytetit/ Gojëdhënat: Tirana qytet që në kohën e Skënderbeut - Shqiptarja.com

5. Shtëpia e Hamdi Bimbashit. Pikërisht aty, misioni i Kryqit të Kuq Amerikan hapi një spital me 30 shtretër, cili funksionoi në vitet 1919-20. E Shembur.

6. Lulishtja e vogël ku më 21 shkurt 1932 u vendos busti i Llesh Topallajit, i vrarë në atentatin që iu bë Mbretit Zog, në Vjenë, më 1931. Ishte monumenti i parë që u vendos në Tiranë, të cilin sigurisht e shkulën. Më pas, aty u ndërtua “Gastronomi”, që u shemb edhe ai.

7. Gjimnazi (Liceu) i Tiranës. Siç mund ta vini re, ndërtesa ishte në formë U-je me oborr në Jug. Më parë kishte qenë kazerma e ushtrisë osmane, e cila u përshtat dhe u rregullua për shkollë. Shërbeu si gjimnaz që nga viti 1925 e deri në vitet ’40 të shekullit të kaluar. E shembën.

8. Bar-kafe “Kursal” (foto poshte). Rruga e “Durrësit” dhe e “Kavajës” “priteshin” në sheshin “Skënderbej” dhe mes tyre ishte më e bukura kafe e kryeqytetit, bar-kafe “Kursali”, plot histori, të cilës këtu i duket vetëm cepi i djathtë, por kemi mjaft foto të plota të “Kursalit”. Në kohën e socializmit ia ndërruan emrin; e quajtën “Rinia”. “Kursali” u prish në vitin 1980 së bashku me Bashkinë e vjetër (e dyta poshte), për të zgjeruar sheshin “Skëndërbej” në perëndim, ku edhe u vendos më 1988 shtatorja e diktatorit. E shembën “Kursalin” dhe Bashkinë me dinamit!

Na ishte njëherë-Kafe 'KURSAL'Bashkia Tiranë - Trashëgimia dhe shndërrimi arkitekturor në Tiranë

9. Hotel “Bristol”. Në nëntorin e vitit 1944, në Tiranë u pushkatuan pa gjyq 37 intelektualë, për të mbjellur terror mbi popullsinë nga pushtetmarrësit “çlirimtarë”. Në bodrumet e hotel “Bristolit” u pushkatuan disa prej tyre. I shembur.

10. Hotel “Ballkan”. I shembur.

©Lapsi.al

22 Comments

  1. Ajo ç’ka po ndodh me atë parti sot, është as më pak, dhe as më shumë, profecia e asaj ç’ka do të ndodhë me kryetarin e saj pas 25 Prillit 2021. Gjithsesi Lulzimi e ka gati, “alibinë” e postzgjedhjeve dhe humbjes, i ka gati edhe emrat e “fajtorëve” që presin të akuzohen nga ai, si “vegla të Ramës”. Por gjithçka do të jetë një film i djegur, si mandatet e djegura, pasi fatin e tij politik, Lulzimi e ka vulosur qysh ditën e parë, kur rrëmbeu postin e pamerituar të kryetarit të asaj partie.

    1. fatkeqesish kushtet e viteve dymije kane hequr edhe turpin e te qenit qelbesire..termi eshte bere “normal” per ata qe shqyen Tiranen dhe Shqiperine ne emer te progresit por ne fakt te babezise personale dhe inatit te paaftesise se tyre perballe paraardhesve! Turp e faqja e zeze per ata qe i mbeshtesin e nuk kane as cipe! Per me shume lexo “Gomari i Babatasit” i Fishtes qe aq shume personifikonte Hoxhen dhe shpuren e tij deri tani, dhe ai ndaj e hoqi nga qarkullimi..

    2. Sa bukur qendroka ylli ne mes te pallatit me pese cepa. Kafshet do i marrin ne varr te tera pallatet e karshillekun qe i bejne ketij populli. Ndoshta populli nuk reagon me protesta e ku di une, por mallkimet i ben cdo dite me shpirt e heret a vone do zene te madh e te vogel, kedonqe cenon shqipetaret e mire.

  2. Per dy antishqiptaret Edvin D’Rama dhe Erion Veliaj, duhet miratuar nje ligj i posaçem,varje ne mes te Tiranes,
    ndersa organizata mafioze e hajduteve,e drogaxhinjve te “rilindjes”,duhet te shpallet e jashtligjshme.
    Sapo erdhi ne pushttet Edvin Escobar D’Rama ,ne nje dokument konfidencial tëOSBE-s në Tiranë thuhej,
    se Edi Rama është ‘zotërues i një pasurie prej 200 milion euro të fshehur në llogari offshorene Saint Kitts ,
    në emër të vëllait’.Që do te thote,se 200 milion eurot i ka vjedhur kur ishte Kryetare Bashkie,
    me gjobat 20% per nje leje ndertimi.Imagjinoni sa ka vjedhur tani qe eshte Kryeminister!

  3. Kush nuk e di: Basha eshte dhendri i Xhaf Isufit, ish sekretar i byrose se partise ne nje repart sekret. Xhafa ishte i tmerrshmi besnik i partise. Lidhjet me gocen e Xhafes, Luli i kishte qe ne kohen e Partise, dhe te dy, Lulu dhe e shoqja jane sponsorizuar oer shkolle nga SHIK dhe Sorros.

  4. Ne qofte se Shqiperia do te vdiste ndonjehere, atehere ne epitafin e saj do te duhej te shkruhej:
    Shqiperia lindi nga Zoti, shpetoi nga rastesia, vdiq nga politikanet – Konica

    Shqiperia eshte perjetsisht ne fazen e dyte (jeton nga rastesia).

      1. Ajo thenie nder shume te tjera eshte precize ne cdo kohe sidomos per ne albanet, sot me shume se kurre edhe me e pershtatur ne realitetin e perditshem.

        Per dike sahanlepires , per dike tjeter filozof.

  5. Dhe themi pastaj pse nuk na pranon Europa! Cdo gje te keqe ja faturonim pushtimit osman. Ja tani qe jemi te “pavarur”, e ndritem! Jemi shoqeri barabare, nuk cmojme vlerat! Do vuajme gjithe jeten.

  6. nuk ka bir kumlle me gjak shqiptari qe te lavderoje nje figure pozitive ne historine e shqiperise te gjitheve u nxjer bishta, sepse edhe vet ka lindur me bisht,…….nuk ka asnje lloj alternative ta shpetoje veten, i madherishmi osmon gazepi ka nje shprehje legjendare per shqiptarin ,….ne kohen e dulles e recitonim te gjithe , ….shqiptari eshte si koka e ,…….it sa me shume ta ferkosh aq me shume nrefet dhe forcohet

  7. PD me Sali Kelmendin e Brojken e boni Tironen shurtore, mush me kioska, bingo dhe lojra fati.

    Dhis iz mirrakëll of fridëm bertiste Sali maloku. Hajde jepi vote cecenve.

    1. Jo do ja japim niperve te komunisteve te bllokut qe kane bere borxhe edhe per sterniperit tane! Kane shkaterruar shqiperine e shqipetaret i kane degdisur ne burgje e emigracion..

  8. Ke harruar o mik edhe kafene e bukur Tirana qe ka qe ne ne krah te estrades, me auto kolonat e larta me pasqyra te medha . Por dihet, kafshet qe zbriten nga malet shkaterruan çdo gje te bukur si vandalet, e me keq, ato qe kish ndertuar mbreti Zog per ti dheneTiranes sado pak pamjen e nje qyteti evropian, dhe si talebanet, e me keq, ja arriten qellimit. Ne fakt nuk ndryshojne fare me fodametalistet islamiste,qe jane kunder artit e njerzores. = KAFSHE PRIMITIVVE. LLUM I NJERZIMIt.

  9. me pelqen tirona si eshte tani ALLA FRONGA se sa sic ishte deri dje ALLA TURKA. me gjith rrespektin per nostalgjiket qe zakonisht jane njerez me nivel te ulet shoqeror, pjesa tjeter kush ka sy ne balle e dallon diferencen e madhe midis te djeshmes dhe te sotmes. ishte nje qytet oriental me pas nje qytet gri komunist ndersa sot eshte i krahasueshem me shume vende jashte shqiperie. sigurisht ka shume per ti ndryshuar akoma…

  10. Pas ketij te paloqes fshihet talebani kryehajdut! Ore i paloqe tiranen tani, te huajt e krahasojne me nje qytet afrikan, ashtu siç e ka bere menja jote e erret me vjedhje e shkaterrim te cilat o mut, do te na i shesesh per moderne ..ti dallkauku hajdut,oriental! Si nivel ti o loqe je zerro, sepse ja fut kot vetem per ti bere qejfin qenit te rrugeve qe te paguan, qe bashke me tufen e qeneve te endhjerit e prishen tiranen! Ti o i paloqja i ores 4:59 nuk ke asnje ide per te bukuren, sepse ti je ngjizur me te keqen njerezore keshtu qe nuk si te kesh nivel,……. e as te jesh ne nivel biles!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu