• |
ide | kryesore

Lil Wayne rrezikon 10 vite burg

Paparazzi, Slider



Lil Wayne akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe mund të përballet me 10 vite burg nëse dënohet. Avokati i reperit, Howard Srebnick, ka thënë për Vulture se akuza është ngritur pas një kontrolli në avionin privat të Wayne në vitin 2019-të. Asokohe atij ju gjet një pistoletë e veshur me ar në bagazhin e tij, për të cilën reperi ka thënë se ja kishin bërë dhuratën për Ditën e Baballarëve. Reperi ka bërë më parë 8 muaj burg në Rikers Island për shkak të një arme dhe e ka të ndaluar të mbajë armë zjarri.
“Nuk ka ndonjë akuzë që ai të ketë hapur zjarr me të, të ketë qëlluar, ta ketë përdorur apo të ketë kërcënuar. Nuk ka asnjë akuzë se ai mund të jetë person i rrezikshëm”, ka thënë avokati i Lil Wayne.
Policia Miami-Dade dhe agjentët e FBI-së kontrolluan aeroplanin e reperit në 23 dhjetor 2019-të dhe sipas tyre ishte lehtësisht e dukshme se Lil Wayne ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike, sepse kjo dallohej nga ato çfarë thoshte dhe nga sytë e tij pjesërisht të mbyllur.

Vulture ka raportuar se Lil ËWayne nuk është në paraburgim dhe nuk është arrestuar. Ai është thirrur për t’u paraqitur në gjykatë në 11 dhjetor. Para pak kohësh reperi i dha fund edhe lidhjes me të dashurën e tij, për shkak se mbështeti publikisht Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *