• |
ide | kryesore

Juventus ‘shpëton’ nga Khedira: “Mourinhos nuk i them më jo”

-Instant, Sport



Sami Khedira bën zyrtarisht pjesë në organikën e Juventus, por vetëm formalisht. Klubi bardhezi ka vendosur të mos besojë më tek ai, por gjermani ka refuzuar cdo destinacion, përfshirë zgjidhjen e kontratës në skadencë në qershor. Të paktën deri tani. Sepse ish-mesfushori i Real Madrid është shprehur i hapur për largimin në janar, ndoshta me destinacion Premier League. “Atmosfera, stili e idea e futbollit që kanë anglezët, më kanë impresionuar gjithnjë. Nëse kjo ëndërr realizohet, do të jetë një nder”, ka thënë ai për një tv gjerman.

“Kur isha fëmijë ka qenë gjithnjë një ëndërr të bëhesha një lojtar në Premier League. Kam parë gjithnjë shumë ndeshje të kampionatit anglez që kur isha i vogël, por tani po ndjek me shumë kujdes këtë kampionat. Jam gjithnjë i lumtur kur luaj në Champions League kundër klubeve angleze”, shtoi ai.

Khedira i dërgoi më pas një mesazh të qartë Mourinhos, që e ka stërvitur në kohët e Madrid. “Më ka pëlqyer shumë të punoj me José, por ka shumë trajnerë me të cilët më pëlqen të punoj. Nuk do ti thosha më kurrë jo Mourinhos, por nuk është i vetmi me të cilin më pëlqen të punojë sërisht”, përfundoi mesfushori.

Me pak fjalë, është e sigurtë se së shpejti Khedira do të largohet nga Juve, me Premier si destinacion të preferuar. Mund të shkojë aty si lojtar i lirë, duke i dhënë mundësinë bardhezinjve të kursejnë të paktën gjysmën e pagës së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *