• |
ide | kryesore

Analiza e shifrave/ Infektimet u ulën sepse u bënë më pak testime

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të diel 565 raste të reja me koronavirus. Kjo shifër duket ndjeshëm më e ulët se 2 ditë më parë pasi të premten pati një numër rekord me 836 raste të reja.

Por pse kjo diferencë kaq e madhe? Nëse u hedh një sy shifrave të raportuara duket se me rënien e rasteve të të infektuarve të rinj kanë rënë edhe testimet e kryera.

Të enjten u raportua për 2592 testime dhe 786 raste të reja. Një ditë më pas, të premten u deklarua një rritje e testimeve me plot 2677 të tilla duke u zbuluar 836 raste të reja.

Të shtunën pati një rënie të testimeve me 2470 teste nga dolën 737 raste të reja. Të dielën testimet ranë në 2084 me 565 raste të reja. Rënia e testimeve lidhet edhe me fundjavën, pasi siç dihet gjatë këtyre ditëve kryhen më pak analiza.

Ajo që nuk njeh rënie është numri i vdekjeve të raportuara. Të enjten pati 11 jetë të humbura, të premten 15, të shtunën 13 ndërsa këtë të diel 14 viktima. Të larta mbeten edhe shifrat e pacientëve në 3 spitalet covid ku po trajtohen 449 persona, 12 në terapi intensive ndërsa 6 pacientë janë të intubuar. ©LAPSI.al

SHIFRAT

19 nëntor: 2592 testime ditore, 786 raste të reja pozitive
20 nëntor: 2677 testime ditore, 836 raste te reja pozitive
21 nëntor: 2470 testime ditore, 737 raste te reja pozitive
22 nëntor: 2084 testime ditore, 565 raste te reja pozitive

BILANCI I COVID-19

Testime totale: 172 848
Raste pozitive: 32 761
Raste aktive: 16 220
Raste të shëruara: 15 842
Humbje jete: 699



3 Comments

  1. Jeni shume te lodhshem, cdo gje eshte vetem lufte politike per ju. Edhe te djelen nuk e beni pushim. U qofte udha e mbare

  2. Dje ministria e shëndetësisë, deklaroi se në spitalet e Covid ka 10 pacientë me trajtim intensiv e 5 të intubuar, kurse sot janë deklaruar 14 viktima e që do të thotë që nga 15 të sëmurët rëndë të djeshëm, .qenka gjallë vetëm një pacient.
    Sot afërsisht jepet e njejta shifër për të sëmurët në gjëndje të rëndë
    Mdërkaq pasi dëgjoj se një mjek ka dhënë alarmin në qeveri që në orën 3 të mëmgjezit se ndodhet jashtë spitalit në një autoambulancë me një pacient që pret të lirohen vendet për 3 orë e gjysëm , e jashtë si ai presin edhe 6 autoambulanca të tjera, shoh një video ku del nëndrejtoresha e QSUT, që na tregon një koridor bosh të spitalit Kovid 3, e një dhomë me krevate bosh pa instalime spitalore e pa asnjë njeri të lëvizë në koridore, për të thënë se ja, : Qeveria është e gatëshme por nuk ka pacientë.
    Është krejtësisht normal ky anormalitet në kushtet e shtimit të madh të të infektuarve në të gjithë Europën.
    Ama është krejtësisht anormale dhe propogandë e gënjeshtër që të thuash se kemi një spital bosh e nuk kemi asnjë problem, kur shihet se spitali është bosh nga paisjet e personeli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *