• |
ide | kryesore

Si do të ndryshojë bota me presidentin Joe Biden

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Thirrjet që Donald Trump të pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të largohet nga Shtëpia e Bardhë po shtohen. Xho Bajden tashmë ka gati emrat për ekipin e tij. Parashikimet janë që Bajden do të fitojë me 306 vota elektorale deri në 14 dhjetor kur të mblidhet Kolegji i Zgjedhjeve. “Kam nevojë për skuadrën time që në ditën e parë të punës për të rikthyer SHBA në rolin udhëheqës dhe për t’u përballur me sfidat më të mëdha që ka bota sot dhe për të ecur para me sigurinë, begatinë dhe vlerat tona” ka thënë Bajden. Por si do të ndryshojë bota nën presidencën e Bajden? Cilat janë pritshmëritë e shteteve më të mëdha të globit?



Kina

Mendimi i parë është që Kina duhej të ishte entuziaste për fundin e Donald Trump. Ai i goditi kinezët me një luftë tregtare, riktheu një seri sanksionesh ndëshkuese dhe i akuzoi për pandeminë e koronavirusit.
Por disa analistë thonë se në mënyrë të fshehtë, Kina është e trishtuar për ikjen e Trump. Jo sepse kanë pasur admirim për Donald Trump, por sepse në këmbim të sulmeve të tij përfituan një çmim më të madh se këto. Përçarës në politikën e brendshme, izolues në politikën e jashtme- Trump ishte mishërimi më i mirë i rënies së ndikimit të Shteteve të Bashkuara jashtë kufijve. Sigurisht që për Kinën është favorizuese, politika e qartë e Bajden për të kërkuar bashkëpunim për për çështjet e klimës.

India

India ka qenë një partner i rëndësishëm i SHBA dhe shumë pak pritet të ndryshojë nën presidencën e Bajden. Kombi më i populluar i Azisë Jugore do të mbetet një aleat kyç për të sfiduar rritjen e Kinës dhe në luftën kundër terrorizmit.
Thënë kjo, kimia mes Xho Bajden dhe kryeministrit indian Narendra Modri mbetet për t’u parë. Trump nuk ka pasur kritika, por Bajden ka folur disa herë për respektimin e të drejtave të muslimanëve në Kashmir. Përveç kësaj, zv.presidentja Kamala Harris është me origjinë gjysëm-indiane dhe ngjitja e saj në Shtëpinë e Bardhë është një moment krenarie në Indi.

Koreja e Veriut

Me shumë gjasa, lideri supreme Kim ka preferuar Trump për katër vitet e ardhshme. Takimi i paprecedent mes të dyve dhe fotot që kanë bërë bashkë do të hyjnë në histori, megjthëse pak përparim ka pasur në marrëdhëniet mes vendeve. Në kontrast, Xho Bajden ka qenë i qartë dhe ka kërkuar që Koreja e Veriut të tregojë se është e gatshme për ta braktisur programin e armëve bërthamore, para se ai të zhvillojë një takim me Kim Jong Un. Shumë analistë thonë se nëse, kim Jong Un nuk ndryshon qëndrim, ditët e “furisë së zjarrit” do të rikthehen.

Britania e Madhe

Ata nuk janë aleatë natyralë: Xho Bajden, demokrati i stinës dhe Bors Xhonson, bombastiku i Brexit. Për të njohur të ardhmen, duhet kujtuar e shkuara. Në veçanti viti 2016, kur Donald Trump fitoi Shtëpinë e Bardhë dhe Britania e Madhe vototi për të dalë nga BE. Të dy, edhe Xho Bajden, edhe Barak Obama nuk e fshehën se prisnin një rezultat krejt të ndryshëm. E mbani mend kur Donald Trump e quajti Boris Xhonsonin “Trampi i Britanisë”? Epo, atëherë Bajden ishte plotësisht dakort dhe e quajti Xhonsonin “klonin fizik dhe emocional” të Trampit. Ndaj “marrëdhënia speciale” mes SHBA dhe Britanisë së Madhe mund të pësojë një shkrehje të lehtë. Gjithsesi dy vendet në fund të fundit kanë një marrëdhënie diplomatike të gjatë dhe të thellë, në veçanti në fushat e sigurisë dhe të inteligjencës.

Rusia

Kremlini ka një sens përgjimi shumë të ndjeshëm. Kështu, kur Xho Bajden e quajti Rusinë “kërcënimin më të madh” për Amerikën, kjo u dëgjua fort dhe qartë në Moskë. Kremlini gjithashtu ka një memorie të gjatë. Në 2011, zv.presidenti Bajden tha se nëse ai do të ishte në vend të Putin, nuk do të kandidonte sërish për president: do të ishte keq për vendin dhe për vetë atë. Putin vështirë se e ka harruar këtë. Moska druhet se me Bajden në Presidencë do të shtohen presionet dhe sanksionet. Me një demokrat në Shtëpinë e Bardhë a ka ardhur koha që Rusia të paguajë për ndërhyrjen e dyshuar në zgjedhjet e 2016?

Gjermania

Gjermania mund të marrë frymë lehtësisht. Vetëm 10% e gjermanëve kishin kishin besim në politikën e jashtme të Presidentit Trump. Ai ishte më pak popullor në Gjermani se kudo tjetrë. Edhe në Rusinë e Putinit dhe në Kinën e Ji Xing Pinit e donin më shumë. Trampin e kanë akuzuar për minimin e marrëveshjeve tregare dhe në sulmin ndaj organizmave ndërkombëtare mbi të cilat mbështetet ekonomia gjermane. Veç kësaj duhet llogaritur marrëdhënia e ftohtë me Angela Merkelin, sepse nuk mund të imagjinohen dy liderë më shumë të ndryshëm në personalitet. Politikanët gjermanë janë të shokuar me stilin e tij spektakolar, qasjen ndaj fakteve dhe sulmet ndaj industrisë së makinave. Me ardhjen e Bajden, gjermanët janë të ndërgjegjshëm se marrëdhëniet mes Berlinit dhe ëashingtonit do të forcohen. Berlini është në pritje të punës me presidentin që i vlerëson bashkëpunimin multi-latelar.

Irani

Në javët para zgjedhjeve në SHBA, Presidenti Tramp tha se nëse rizgjidhet, telefonata e parë që do të merrte ishte nga liderët e Iranit që do t’i kërkonin të negocionin. Por edhe nëse Tramp do të fitonte, ajo telefonatë vështirë se do të kryhej, sepse do të ishte shumë ofenduese për Iranin. Në presidencën Tramp, Irani iu nënshtrua një politike presionesh që e kanë çuar në prag të kolapsit ekonomik. Veç prishjes së marrëveshjes nukleare, Trump urdhëroi edhe vrasjen e Gjeneralit Qazim Sulejmani. Zgjedhja e Xho Bajden e bën rinisjen e negociatave shumë herë më të lehtë për Iranin. Bajden nuk do të ketë qasje të njëjtë. Ai ka thënë se do të përdorë diplomacinë për t’iu rikthyer një marrëveshjeje me Iranin.

Izraeli

Tramp i ka karikuar dy polet e Lindjes së Mesme. Ai është përpjekur të shpërblejë dhe të konsolidojë aleatët tradicionale të Amerikës, ndërsa ka izoluar Teheranin. Presidenti i zgjedhur Xho Bajden do të tentojë të rikthejë politikat në Lindjen e Mesme, atje ku i la gjatë administratës së Obamës, duke u rikthyer marrëveshjen nukleare dhe duke ulur presionin ndaj Iranit. Kjo politikë e tmerron Iranin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Një ministër izraelit, madje ka shkuar deri aty sa ka parashikuar që nëse Bajden fiton, atëherë do të ketë një “konfrontim i dhunshëm mes Izraelit dhe Iranit”. Tjetër çështje është konflikti Izrael-Palestinë. Tramp ishte qartësisht në favor të Izraelit duke i dhënë shansin të aneksojë pjesë nga zonat e pushtuara. Bajden mund ta ngadalësojë këtë proces dhe mund të shprehet kundër ndërtimeve që vazhdojnë nga ana e Izraelit. Gjithsesi nuk do të ketë një kthesë të fortë. Ndoshta SHBA do t’i rikthehet retorikës së zgjidhjes së dy shteteve.BBC/ Përktheu Lapsi.al

12 Comments

  1. HJ BAJDEN SE MOS THUA SE TE RILIND SHBA MASKARA I POSHTER ME KINEZET DO MERRESH ME ATA JENI TI DHE OBAMA DO E SHIKONI PER 20-VITE CFAR DO JU GJEJ NGA KINA KETU DO JEMI KINA DO JU VARROS JU DHE KOMBET E TJERA SEPSE OBAMA BERI LESHIME TE NJETEN LINJE KE EDHE TI KOMUNIST AMERIKAN JE. MOS BEJ GABIM TE THUASH SE DO RILIND AMERIKEN AMERIKEN E RILINDI TRUM SEPSE OBAMA I PATI BERE MUTIN..

  2. Mendoj se nëse vërtet do ndjekë një politkë ndryshe nga Trump Amerika do të humbë shumë dhe më e fituara do dalë Kina.Për sa i përket Europës mund të ekulibrohen gjërat,por gjithsesi Amerika prapë humb.

  3. Biden do jete nje president alla-Karter, pra qe do fshijne bythen bota me te. Si dhe do jete me shume mundesi i pari president amerikan qe nderro jete ne detyre nga koha e Kenedit (por nga plakja, jo nga plumbi)

  4. Biden u vu thjesht per fasade pasi lojen nga mbrapa e luanObama dhe pas nje kohe te shkurter do keni Kamala Harria presidente pasi Joe ka fillu harro dhe emrin e vet

  5. Amerikaniqi eshte shume e lodhur me kete gjysh do shkoji dhe mo keq por per ne nuk eshte mire te bjeri amerika se pastaj dihet cfare na ndodh

  6. jo gjysh po ster ster gjysh eshte pi pak mall pe rame haha vdekie soros rofte trump rofte ekstermi djathte rofte nea demokracia

  7. Me kte pallenekarit Xho i gjumeshumin, Kina do i shurroj ke kok amerikaneve dhe kta do kujtojn sikur jan lotet e xho bides qe ka bo shurren nkrevat dhe i ka hum pampersi..

  8. Pergjigje korcarii ke te drejt une nuk po shaj ameriken por po them se cfare po e gjene ameriken me sorjanet me kompani Fundosja e amerikes do jene dhe fundosja perfundimtare e kombit SHQIPTAR Kjo eshte nje ralitet i pamohueshem qe shqiptaret e kame pasu per 2-shekuj bmeshtetje kryesore por nje amerik ne dore te OBAMES BIDENIT SORASISIT DELL ME KOMPANI APO SHPEJT SHPEJT MAJMUNJA ME TAKA…………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu