• |
ide | kryesore

Mbeten në fuqi masat anticovid/ Komiteti i ekspertëve njofton se mund të shtohen kufizimet

-Instant, Lajme, Të fundit


Komitetit teknik të ekspertëve është mbledhur përsëri për të informuar qytetarët mbi situatën e epidemisë dhe masat anticovid. Në deklaratën e përbashkët të komitetit është njoftuar se masat e vendosura 3 javë më parë do të mbeten në fuqi.

Pas analizës së risqeve dhe ecurisë së epidemisë në vend mbeten në fuqi vendimet:

  • Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura
  • Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet
  • Të ndalohen konfrencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej atyre familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë
  • Universitetet do të vijojnë të qendrojnë online
  • Mësimi në 9-vjeçare dhe gjimnaze do të vijojë i alternuar


1 Comment

  1. “Të ndalohen grumbullimet…., Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet…” – Ku i kemi parë këto fjalë më përpara?! Keto urdhra jepen vetëm kur vendoset diktatura.

    “Komitetit teknik të ekspertëve” më mirë të quhet “Grupi i shitur i tradhtarëve”. Fytyra te poshtra jeni, ja kush jeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *