• |
ide | kryesore

Basha: Rama gjen kohë të merret me meme, nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish. Boll më!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal ku parashikohen dënime me burg për njerëzit që publikojnë ‘meme’ apo montazhe me qëllime ironike. Basha thotë se Rama gjen kohë të merret me meme ndërkohë që nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësinë. Me këtë akt, sipas Bashës Rama po përpiqet t’u mbyllë gojën kritikëve. Sipas liderit opozitar, Rama nuk mbajti asnjë premtim në 7 vite dhe kësaj situate i duhet thënë ‘’Boll më’’.

Reagimi plote

Nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësine, por gjen kohë të merret me meme. Nuk jep ndihmë financiare për shqiptarët në këto ditë të vështira, por përpiqet tu mbyllë gojën kritikëve. Nëse gjithë kohën dhe paratë e harxhuara për të fshehur të vërtetën e dështimit me pandeminë dhe krizën, do ti kishte shpenzuar për të ndihmuar shqiptarët, Shqipëria nuk do të ishte sot vendi me ndihmën më të ulët ekonomike, shpenzimet më të ulëta shëndetësore dhe papunësinë më të lartë. Për 7 vite Rama nuk mbajti asnjë premtim. Boll më!



3 Comments

  1. FJALE ME VEND . BOLL ME ME KURVERIRA , BOLL ME DUKE VJEDHUR POPULLIN . BOLL ME PROPAGANDE .
    POR NJE PYETJE EDHE PER TY E KAM O BASHA . PO TY KUSH TE NDALON NESER NE PUSHTET TE MOS SILLESH NJESOJ SI PALLOSHI ???????? ESHTE PYETJE 1 MILION DOLLARSHE . TA THEM UNE : ASNJE . JU SE BASHKU KENI NDRITUR NJE SISTEM QE HERE SUNDON NJERI E HERE TJETRI DHE I VETMI QE E KA NE BYTHE ESHTE POPULLI I SHKRETE .

  2. E.S i kërkon G.D-së… (nuk thuhet)

    G.D: ‘Po e thua sikur i ke dhënë bukë qenit. Jo si kënaqësi e përbashkët. Pis’.

    G.D: Të vish si shk….

    E.S: Epo s’të jap gjë kur qan për ish-in.

    G.D: Boll o ndyrësisë e ndyrë… Do ta shkarravis surratin…

    Është e gjatë biseda, po s’ka nevojë më.Shko me keta Griden qe e njeh gjithe durresi dhe Salianjin qe e njohu Tirana ne babalen dhe ne fund lulzimja e la rrugeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *