• |
ide | kryesore

Brexit/ Gjithçka që duhet të dini rreth largimit të Britanisë nga BE

-Instant, Arkiva, F1, Planet



Brexit ndodhi kur Mbretëria e Bashkuar u largua nga Bashkimi Europian në 31 Janar 2020.

Nëse duket sikur pak gjëra kanë ndryshuar, kjo është për shkak se të dy palët ranë dakord se shumë gjëra do të qëndronin të njëjtat për 11 muaj, për t’u dhënë kohë udhëheqësve që të bien dakord për një marrëveshje për jetën pas Brexit.

Koha mbaron më 31 dhjetor, por gjërat nuk janë zgjidhur ende.

Çfarë është kjo marrëveshja për Brexit?

BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar u është dashur gjithmonë të bien dakord për rregulla të reja se si të jetojnë, punojnë dhe tregtojnë së bashku.

Ndërsa Britania e Madhe ishte në BE, kompanitë mund të blinin dhe shisnin mallra përtej kufijve të BE-së pa paguar taksa (të njohura si tarifa). Nëse nuk ka ndonjë marrëveshje tregtare, bizneset do të duhet të fillojnë të paguajnë këto taksa, të cilat mund t’i bëjnë gjërat më të shtrenjta.

Sikurse një marrëveshje për mallrat, Mbretëria e Bashkuar do të donte edhe një për shërbimet, të cilat janë një pjesë e madhe e ekonomisë së saj. Kjo nuk është pjesë e bisedimeve, por sipas BBC, marrëveshje të veçanta për gjëra të tilla si bankat janë akoma të mundshme.

Marrëveshjet për fusha si siguria e linjave ajrore, ilaçet dhe shkëmbimi i informacionit në lidhje me kërcënimet e sigurisë janë gjithashtu të rëndësishme.

Kur mund të ketë një marrëveshje? 

Një afat prej 15 tetorit i vendosur nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tashmë është humbur, dhe Britania e Madhe dhe BE kanë qenë duke biseduar. Por, ndërsa kanë mbetur edhe pak javë përpara 31 dhjetorit final, të dy palët thonë se ka akoma mosmarrëveshje. Palët do të vazhdojnë të flasin, por tre pikat kryesore të qëndrimit, sipas BBC janë:

-BE është e shqetësuar se Mbretëria e Bashkuar do t’u japë ndihmë financiare firmave të veta, gjë që thotë se do t’u jepte atyre një avantazh të padrejtë.

-Britania e Madhe shqetësohet se kush do të lejohet të peshkojë në ujërat e saj.

-Si do të zbatohet çdo marrëveshje që arrihet.

BE gjithashtu ka frikë se Mbretëria e Bashkuar po përpiqet të ndryshojë një marrëveshje të bërë në lidhje me rastin e komplikuar të Irlandës së Veriut, pjesa e vetme e Mbretërisë së Bashkuar që ka një kufi tokësor me BE.

Po sikur të mos ketë një marrëveshje?

Ka shumë tregti midis BE dhe Britanisë së Madhe, e cila nuk do të ndryshojë brenda ditës.

Nëse nuk ka ndonjë marrëveshje tregtare, kjo mund të nënkuptojë çmime më të larta në dyqanet e Brianisë. Mund të ketë edhe vonesa pasi kamionët që sjellin produkte do të kishin nevojë edhe për më shumë kontrolle kufitare.

Mbështetësit e Brexit thonë se largimi nga BE do t’i japë Britanisë më shumë liri për të arritur marrëveshje tregtare në të gjithë botën.

Kur Britania e Madhe ishte në BE, ajo automatikisht ishte pjesë e marrëveshjeve tregtare të BE-së me më shumë se 70 vende.

Që nga largimi, ajo ka bërë marrëveshje me 50 nga ato vende, në mënyrë që të vazhdojë tregtinë në të njëjtën mënyrë. Nuk ka gjasa që Mbretëria e Bashkuar të arrijë të bëjë marrëveshje me të gjithë të tjerët para fundit të vitit.

Ajo është gjithashtu në bisedime me vende si SH.B.A. dhe Australia. Por asnjë nga këto marrëveshje tregtare nuk është arritur ende.

Pra me një fjali?

Bisedimet vazhdojnë, por me afrimin e shpejtë të afatit 31 dhjetor, të dy palët thonë se ka ende “dallime të konsiderueshme”.  

Çfarë ndryshon më 1 janar 2021?

Me apo pa marrëveshje, mënyra se si njerëzit jetojnë dhe punojnë do të ndryshojë.

Njerëzit që planifikojnë të lëvizin midis Britanisë dhe BE për të jetuar, punuar ose për të dalë në pension nuk do të lejohen më automatikisht ta bëjnë këtë.

Mbretëria e Bashkuar do të zbatojë një sistem të bazuar në pikat e emigracionit për qytetarët e BE-së.

Rregullat e udhëtimit po ndryshojnë, prandaj kontrolloni që pasaporta juaj të jetë akoma e vlefshme, nëse keni sigurim shëndetësor dhe dokumentet e duhura të drejtimit.

Britania e Madhe nuk do të bëjë më pagesa të mëdha vjetore ndaj buxhetit të BE.

Mbërritjet nga Britania do të qëndrojnë në një radhë tjetër në kontrollin e pasaportave në vendet e BE-së.

Bizneset që tregtojnë me BE-në do të përballen me shumë më shumë dokumente.

Kuptimi i fjalëve që shoqërojnë Brexit-in 

Vitet e fundit politikanët po përdornin disa fraza për Brexit-in. BBC shpjegon disa prej tyre:

-Periudha e tranzicionit: Periudha 11-mujore pas daljes së Britanisë së Madhenga BE (duke përfunduar në fund të vitit 2020), gjatë së cilës kohë Britania ndjek rregullat e BE-së dhe udhëheqësit përpiqen të bëjnë një marrëveshje.

-Marrëveshje e tregtisë së lirë: Kjo është ajo që BE dhe Britania e Madhe po përpiqen të bien dakord, një marrëveshje midis vendeve që inkurajon tregtinë duke hequr qafe barrierat si taksat mbi mallrat

-Rregullat e OBT-së: Nëse vendet nuk kanë marrëveshje të tregtisë së lirë, ato duhet të tregtojnë sipas rregullave të vendosura nga një organ global i quajtur Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), që do të thotë taksa mbi mallrat.

©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *