• |
ide | kryesore

Golavarazh katastrofik, humbja më e thellë e historisë e goli i Bonjek: ja precedentët në grupin I

-Instant, F1, Sport



Anglia, Hungaria, Polonia, San Marino dhe Andorra janë kundërshtarët e Shqipërisë në eleminatoret për Katar 2022 bë Grupin I. Stratistikat nuk janë fare të favorshme ndaj tre rivalëve më të fortë, por edhe Andorra i gëzohet një lloj suksesi, pavarësisht se bilancin me kuqezinjtë e ka negativ. Kundër Anglisë jemi ndeshur vetëm në fushatë kualifikuese të një Botërori e natyrisht nuk kemi asnjë fitore, por edhe golavarazhi është i frikshëm 12 gola të pësuar vetëm një të shënuar.

08 Mar 1989 Albania v England W 0-2 FIFA World Cup
26 Apr 1989 England v Albania W 5-0 FIFA World Cup
28 Mar 2001 Albania v England W 1-3 FIFA World Cup
05 Sep 2001 England v Albania W 2-0 FIFA World Cup

Nuk është se kanë shkuar më mirë gjërat me kombëtaren e Hungarisë, përkundrazi. Ndaj magjarëve kemi pësuar humbjen më të thellë në histori: 12-0 në një miqësore të zhvilluar më 24 shtator 1950. Sikur të mos mjaftonte leksioni i dhënë nga Ferenc Pushkash e të tjerët, kundër Hungarisë nuk kemi arritur të shënojmë asnjëherë gol, pasi ndeshjet janë mbyllur: 3-0, 12-0, 2-0, 0-1, 0-1 dhe barazimi i vetëm 0-0 më 23 maj 1948, kupën e Ballkanit.

20 Aug 1947 Hungary v Albania L 3-0 Balkan Cup
23 May 1948 Albania v Hungary D 0-0 Balkan Cup
24 Sep 1950 Hungary v Albania L 12-0 International Friendly
11 Oct 2008 Hungary v Albania L 2-0 FIFA World Cup
28 Mar 2009 Albania v Hungary L 0-1 FIFA World Cup
04 Jun 2014 Hungary v Albania L 1-0 International Friendly

Polakët në 11 përballje i kemi mundur vetëm një herë: 2-0 në miqësoren e vitit 1953. Të tjerat humbje dhe tre barazime, edhe pse ende djeg goli i shënuar nga Bonjek në maj të 85, me sulmuesin e Juventus që mbërriti i fundit në Shqipëri për shkak të finales së Kupës së Kampioneve dhe shënoi golin vendimtar të takimit.

06 Nov 1949 Poland v Albania L 2-1 International Friendly
01 May 1950 Albania v Poland D 0-0 International Friendly
29 Nov 1953 Albania v Poland W 2-0 International Friendly
14 Oct 1970 Poland v Albania L 3-0 UEFA European Championship
12 May 1971 Albania v Poland D 1-1 UEFA European Championship
31 Oct 1984 Poland v Albania D 2-2 FIFA World Cup
30 May 1985 Albania v Poland L 0-1 FIFA World Cup
19 Oct 1988 Poland v Albania L 1-0 FIFA World Cup
15 Nov 1989 Albania v Poland L 1-2 FIFA World Cup
29 May 2005 Poland v Albania L 1-0 International Friendly
27 May 2008 Albania v Poland L 0-1 International Friendly

Andorra natyrisht nuk mund të ketë bilanc pozitiv kundër Shqipërisë me tre humbje, një barazim e një fitore. E pikërisht ajo fitore është historike për ta, sepse ishte e para e arritur ndonjëherë, edhe pse në një miqësore në 17 prill 2002, kur në pankinë ishte Sulejman Demollari që u shkarkua pas asaj humbje.

06 Feb 2000 Albania v Andorra W 3-0 Rothmans Tournament
17 Apr 2002 Andorra v Albania L 2-0 International Friendly
02 Jun 2010 Albania v Andorra W 1-0 International Friendly
25 Mar 2019 Andorra v Albania W 0-3 UEFA European Championship
14 Nov 2019 Albania v Andorra D 2-2 UEFA European Championship

Me San Marinon vetëm dy miqësore, por që vlejnë po aq fitore me vetëm një rezultat: 3-0. Kështu, kundër tyre kemi bilancin e vetëm me portën të paprekur, traditë që me shumë mundësi do të vazhdojë edhe gjatë rrugëtimit për në Katar 2022.

16 Aug 2006 San Marino v Albania W 0-3 International Friendly
08 Jun 2014 San Marino v Albania W 0-3 International Friendly



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *