• |
ide | kryesore

Katar 2022/ Shqipëria sfidon Anglinë dhe Poloninë e Lewandowskit

-Instant, F1, Kryesore, Sport



Shorti e ka vendosur Shqipërinë në Grupin “I” kualifikues për Botërorin në Katar. Kuqezinjtë kanë gjetur një grup me gjashtë skuadra, por duhet të përballen me Anglinë e frikshme dhe Poloninë e sulmuesit profilik Robert Lewandowski. Nuk duhen nënvleftësuar aspak hungarezët e talentit Szoboszlai, ndërsa krejtësisht të kalueshme Andorra dhe San Marino. Ndeshjet e para për të synuar udhëtimin për në Katar janë në program më datë 24 mars 2021 dhe do të përfundojnë më 29 mars 2022. Kontinenti i vjetër do të dërgojë në gadishullin Arabik 13 përfaqësuese, të cilat do të dalin nga 10 grupet e formuara nga shorti i hedhur në Zyrih. Menjeherë pas shortit trajnero Reja tha se ky qe kombinimi më i vështirë i mundshëm:”Ky është grupi më i keq që mund të na binte. Ai i Kroacisë ishte më i përshtatshëm, ndërsa ai i Danimarkës do të ishte ideali. Është në grup i vështirë, thuajse i pamundur, por ne nuk dorëzohemi. Do luajmë mundësitë tona. Me Hungarinë është e pamundur që të zhvillojmë miqësore dhe do gjejmë një zgjidhje tjetër për qershorin”.

GRUPI A
Portugali
Serbi
Irlande
Luksemburg
Azerbaixhan

GRUPI B
Spanje
Suedi
Greqi
Gjerogji
Kosove

GRUPI C
Itali
Zvicer
Irlanda e Veriut
Bullgari
Lituani

GRUPI D
France
Ukraine
Finalande
Bosnja Hercegovina
Kazakistani

GRUPI E
Belgjike
Uells
Ceki
Bjellorusi
Estoni

GRUPI F
Danimarke
Austri
Skoci
Izrael
Ishujt Faroe

GRUPI G
Hollande
Turqi
Norvegji
Mali I Zi
Letoni
Gjibraltar

GRUPI H
Kroaci
Sllovaki
Rusi
Slloveni
Qipro
Malta

GRUPI I
Angli
Poloni
Hungari
Shqiperi
Andorra
San Marino

GRUPI J
Gjermani
Rumani
Islande
Maqedonia e Veriut
Armenia
Lihtenshtejn

PROCEDURA E SHORTIT

Rregullorja e shortit për eliminatoret e “Katar 2022”, i aprovuar nga Këshilli Ekzekutiv i UEFA-s më 18 qershor 2020, i ndante 55 kombëtaret europiane në 6 vazo të ndryshme, sipas renditjes botërore të FIFA-s, të muajit nëntor 2020. Pesë vazot e para nga 10 përfaqësuese të europiane, ndërsa vazo e gjashtë me 5 ekipe. Shqipëria, bënte pjesë në vazon e katërt, së bashku me Bosnjën, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Luksemburgun. 55 kombëtaret u ndanë në 10 grupe, nga të cilat 5 grupe me nga 5 skuadra, ndërsa 5 grupe të tjera me 6 skuadra. Që para shortit ishte bërë e qartë se 4 finalistet e Ligës së Kombeve, Italia, Spanja, Belgjika dhe Franca do ishin pjesë e grupeve me nga 5 skuadra, duke marrë parasysh se këto 4 kombëtare do të ndeshen mes tyre tetorin e ardhshëm (gjysmëfinalet janë Itali-Spanjë e Francë-Belgjikë).

KUALIFIKIMI

Europa do të dërgojë në Botërorin e vitit 2022 në Katar 13 kombëtare. 10 prej tyre do të kualifikohen direkt, ose e thënë ndryshe fitueset e secilës prej 10 grupeve që do të zbardhen sot. 3 vendet e mbetura do të dalin nga 10 kombëtaret e kualifikuara të të dytat më të mira të të gjithave grupeve, plus 2 kombëtaret me pikët më të shumta që do të kenë dalë fituese nga Liga e Europës dhe që nuk kanë pasur mundësi të kualifikohen direkt, nëpërmjet eliminatoreve.

Gjithsesi, ndryshimi i vetëm për të arritur një biletë nga 3 të mundshmet për në “Katar 2022” nga 10 të dytat më të mira të eliminatoreve dhe 2 më të mirat e Ligës së Kombeve, këto 12 ekipe do të ndeshen mes tyre në muajin mars 2022, në formulën “gjysmëfinale-finale”.

©Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *