• |
ide | kryesore

Vandalët që dhunuan Tiranën, e kanë me ne të gjithë

1, Arkiva, Ide

Reagimi i dhunshëm ndaj vrasjes së Klodianit 25 vjeçar, ka ndarë më dysh pjesën e sipërme të shoqërisë duke krijuar një debat fallc, që nuk lë të perceptosh atë që po ndodh realisht. 


Si gjithmonë, ndeshja proverbiale mes atyre që janë në pushtet dhe të tjerëve që tentojnë t’ua rrëmbejnë atë, beteja mes lakejve të qeverisë dhe kandidatëve për shërbëtor të ardhshëm, kacafytja në rrjete sociale ndërmjet njërës palë, që çmon jetën njerëzore dhe të tjerëve që derdhin lot për dekorin e festës, i ngjan një debati për seksin e ëngjëjve, në krahasim me atë që po ndodh në rrugët e Shqipërisë.


Fatkeqësisht ne ende nuk po kuptojmë asgjë.

Ata që ushtrojnë dhunë, ata që godasin policët, ata që përmbysin karon vezulluese të babagjyshit, nuk janë militantë partie. Një pjesë e madhe e tyre janë adoleshentë, apo të rinj të frustruar, që me siguri nuk e kanë dëgjuar kurrë emrin e ministrit të dorëhequr Sandër Lleshaj.

Ata ndoshta mund t’i ngatërrojnë Lulzim Bashën me Edi Ramën me të njëjtën padituri që mund këmbenin Sali Berishën me Ramiz Alinë.

Dhuna e tyre nuk është thjeshtë goditje ndaj qeverisë. Vërtetë kanë krisur grilat e ministrisë së rendit, vërtet tentuan të hyjnë në kryeministri, vërtet kanë thyer xhamat e selisë së PS-së, por jam i sigurtë që me të njëjtën lehtësi të padurueshme do kishin përdhosur dhe zyrat e PD-së, apartamentin ku ndodhet Lapsi.al apo godinën e TV Klan.

Targetet e tyre, po t’i shohësh me kujdes, nuk janë vetëm politike. 

Me forcën e rebelimit të errët, që nuk njeh autoritet, ata godasin mbi semaforët në rrugë, zbukurimet si simbol i normalitetit, ndonjë biznes privat apo seli banke, që mund të marrin flakë me të njëjtën lehtësi si kazanët e plehrave të Erion Veliajt. 

Nëse u dalin përpara, po ashtu si policët me uniformë, mund ta pësonin njësoj edhe Edi Rama, edhe ndonjë nga opinionistët e debateve teatrale të mbrëmjes; edhe ndonjë OJF-ist që shqetësohet më shumë për dhunën verbale ndaj grave deputete, sesa për gjakun e derdhur në rrugë; edhe ndonjë gjyqtar apo prokuror që rastësisht e kanë parë në TV.

Ata ndoshta nuk e dinë dhe nuk janë në gjendje të perceptojnë se jetojnë në një vend ku kryeministri me dhjetë oligarkë ndajnë gjithçka, se ata janë të paprekshëm, të padënueshëm dhe gjithmonë mirë. Ata ndoshta nuk e kanë kthjelltësinë për të vërejtur se këta oligarkë do të jenë të njëjtët edhe nëse ndodh rotacioni i pushtetit, që me siguri nuk pjell dot një ndryshim esencial.

Por, ata kanë instiktin të kuptojnë gjëra më të thjeshta. Kur ndonjë TV arrin t’u drejtojë mikrofonin, ata përgjigjen se kërkojnë drejtësi, ngrenë maskën dhe nxitojnë të thyejnë xhamin e radhës. Secili nga ne do të pyeste: po ç’drejtësi duan më shumë, kur vrasësi është prangosur dhe ministri po largohet? 

Por, ndryshe nga spektakli i ekraneve ku ne marrim pjesë, herë si aktorë dhe herë si spektatorë, ata nuk duan ta dinë për këto pikpyetje.

Në paditurinë e tyre ata arrijnë të perceptojnë se me gjithë premtimet për drejtësi, vrasja e Ardit Gjoklajt nuk u zbardh kurrë. Se me gjithë përgjërimet për lotët e Ana Veizit, që dikur u kthye në ikonë, rilindja i rikthehet asaj vetëm kur i duhet të bëjë qokën në përkujtimet e 21 janarëve.

Ata e dinë se janë të pashpresë. Këtë e kanë parë në sytë e prindërve të tyre, që u kthehen në shtëpi pa arritur të sigurojnë pagën ditore. E kanë ndjerë në gjendjen e tyre, që nuk ka shance të ndryshojë çfarëdo që të ndodhë. E kanë perceptuar tek bashkëmoshatarët që çfarëdo aftësish që të kenë, nuk do të sigurojnë kurrë një punë dhe një të ardhme, po nuk u antarësuan një ditë në FRESH, LRI, apo FRPD.  

Ata e dinë se në shumicën e rasteve janë të destinuar të kenë fatin e Klodian Rashës edhe nëse nuk mbeten të vrarë pas shpine nga plumbat e shtetit. Sepse ata janë të projektuar për të qenë viktima, në një shoqëri që ka zhdukur çdo shanc për ta, që ka shkatërruar ashensorin social, duke i parë vetëm si skllevër apo si konsumatorë. 

Me siguri që ata nuk kanë instrumentat e duhur për të interpretuar debatin sqimtar mes mbrojtësve të jetës dhe atyre të bredhit, ata e shpërfillin merakun e atyre velinave që pranojnë dajakun e dashnorëve të fortë që u dhurojnë bizhu marramendëse, por nuk pranojnë dot anarkinë në rrugë. 

Ata janë krenarë kur i etiketojnë si “barbarë”, edhe pse e ndjejnë se të tillë nuk i quan vetëm politika. 

Ata arrijnë ta kapin se si të tillë i sheh një pjesë më e gjerë e shoqërisë. Se si të tillë perceptohen prej asaj shtresës të mesme gri, që ndoshta nuk është e implikuar në vjedhjet dhe krimet e pushtetit, por që përfiton minimalisht nga avantazhet që pikojnë prej tyre, duke u shndëruar në indiferente.

Ata e nuhasin që për shumëkënd janë vandalë dhe pengmarrës, po aq u bën se shihen si të tillë nga “të vjetër e të konsumuar” që kanë fikur brenda tyre çdo ideal, pasion e aspiratë.

Në këtë kuptim, revolta e tyre e errët, zemërimi i tyre i pashpresë shkon përtej një polici, një ministri apo një politikani. 

Ajo adresohet kundër të gjithëve ne, shtresës së sipërme të shoqërisë, kush më të ndershëm e kush më pak të tillë, kush më të drejtë e kush më manipulator, sepse të gjithë së bashku ne kemi krijuar tavanin e xhamtë të një bote, të cilin ata nuk e kapërcejnë dot pa e thyer dhe bërë copë e çikë.

Atyre aq u bën për debatet e holla për mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të një shoqërie, për zbatimin e normave dhe ligjeve demokratike. Ata nuk jetojnë në një sistem të tillë, për ta nuk ka drejtësi, shanse të barabarta dhe oportunitet për të bërë përpara.

Prandaj ata janë njëkohësisht edhe kundër atij grupi mes nesh që i quajnë barbarë edhe kundër atyre që përpiqen t’i mbrojnë, me një stil që për ta është i neveritshëm.

Prandaj, kjo përplasje ndërmjet atyre që qurraviten për bredhin dhe atyre që mbrojnë jetën, duhet të ndalë sa më parë. Edhe më e rrezikshme është propaganda e Edi Ramës për t’i paraqitur ata si kamikazë të një opozite që po përdor adoleshentët e dhunshëm ngaqë nuk merr dot pushtetin me zgjedhje. 

Çdo manipulim pervers i këtij lloji, çdo përpjekje për të krahasuar vrasjen e Klodianit me ato të 21 janarit, çdo tentativë për ta përdorur këtë sinjal të rëndë për nevojat politike të ditës, do të thotë të hedhësh në det kyçin për të kuptuar këtë konflikt e më pas për ta zgjidhur atë.

Protestat e këtyre ditëve janë një shkarkim mllefi e dufi, jo për një vdekje, por për një gjendje të mbartur prej vitesh e vitesh. 

Dhuna e atyre të rinjve e adoleshentëve, nuk është barbarizmi i vandalëve që na thyen zbukurimet e festës, por paralajmërimi i fundit për të ndryshuar një shoqëri që funksionon si godinë e shembur, katet e së cilës nuk komunikojnë me njëra- tjetrën. 

Vetëm duke e parë në sy dhe duke e kuptuar si duhet këtë klithmë “vandalizmi”, ne mund t’i qetësojmë edhe indiferentët që shqetësohen nga “barbarët”. Ndërsa duke ngritur alibi të shtrembërta dhe duke dhënë përgjigje të gabuara, vetëm do ta shumojmë virusin e mllefit që tashmë na është futur në trup. 

E nëse nuk do dimë t’i lexojmë mesazhet e këtyre ditëve, që verbëria e dhunës dhe përçartja e urrejtjes i bën vështirë të dekriptueshme, ajo që kemi parë deri më tani do të na duket lule.

Nëse nuk i themi ndal dhunës sistemike të programuar nga lart, sado që të ankohemi, do ta kemi të pamundur të neutralizojmë kundërefektin e saj. E nëse vazhdojmë kështu, përmbysja e karos së babagjyshit do të na duket një shaka, ndërsa nxjerrja për bythësh e Edi Ramës nga kryeministria, s’do na ngushëllojë aspak, se atëherë do kenë marrë flakë edhe zyrat, rezidencat, butikët dhe qendrat tona tregtare.

©Lapsi.al

48 Comments

  1. Edhe nje tjeter shkrim idiot plot me gabime ortografike.

    Per ata qe pertojne te lexojne artikulli permblidhet si me poshte:

    Shoqeria shqiptare eshte e ndare ne dy shtresa dhe Bushati i perket asaj se siperme.
    Stresi me shoke nuk jane militante partije dhe jane te legjitimuar te djegin dhe te thyejne.
    Edi Rama duhet te iki sa me pare qe te pushoje terrori i Stresit me shoke.

          1. Pa problem, vetem se meqe je juventin, me pare duhet te shkosh e te luash doktorash me kryeministrin qe eshte edhe ai juventin. Une jam Milaniste por e gjej nje “shiringe” nga ato te medhate fare per ty

    1. PERQENDIMI VEMENDJES ESHTE TREGUS DREJTIMI,FJALA QE FLITET KA PERGJEGJSI ,VEPRIMI QE BEHET KA LLOGARI TEK ZOTI DHE ROBI KUJDES O NJERI RUAJU NGA HAKU TJETRIT ANGAZHOHU NE DOBI thotë:

      vertet filozofet analistet gazetaret ,politikanetgrupet e interesit politikanet strategji habiten per zhvillimet reflektimet e ndersjellta kudo qe su vin sipas deshirave,rezultatet por e kunderta,,pse ndoll kja,po tu thuhet studioni perseri te kunderten per vetmbrojtje,,mbasi keni te gjith perqendrim ne padrejtesi ,vazhdoni ulltimin e interesit deri sa te shijoni çmimin e padrejtesis,,gjerat qe te mos i harroni ZOTIN TUAJ SE SFIDONI ,DOT ,KRIJUS ZGJILLJESH NUK JENI TI KRIJONI DESHIRAVE TUAJA ZGJILLJE TE JENI TE PAVARUR ,DOBIT ZGJILLJET ,VIN,VETEM ME DREJTESI HAK ,ANGAZHIMI NJERZOR NE DOBI VLERA VJEN SI REZULTAT I PERKUJDESJES PER FORMIM ADEKUAT I BREZIT PER BREZ,NJERZIT ANGAZHOHEN PER TE DHEN DOBI NE SAJE TE FORMIMIT EDUKATES NDERGJEGJES NDJESHMERIS,KURSE PER TE ARRIT TE DOBIT MUNGOJN SISTEMI ORGANIZIMIT FUNKSIONIT NE UNITET ANGAZHIMI MORAL NDJESHMERIJA ,KETA DOMOSDOSHMERI JUI KENI SHKATRRUAR,KUFIJT E MASES I KENI KALUAR MOMENTALISHT SHOHIM LUFT KLANESH INTERESASH PERMES MASHTRIMIT MANIPULIMIT POPULLI VUAN SOT PO PRISHIN,DISA NDERTESA PER TE RALIZUAR PLANET NESER JA PRISHIN NJERI TJETRIT PJESEN TJETER ,ZOTI DO TUA BEJN TE MUNDER TA SHIJOJN ,LLIMBESHEM GJITHçKA POPULLIT I KAN BER,KETA KAN HEQUR BESIMIN SHAR ,RRENUAR LUFTUAR PER 50 VJET DHE THONIN SKA ZOT POR I MALLI ZOT ME MALLESHTI DO TIU BEJN TE MUNDUR TA SHOHIN PREKIN DHE SHIJOJN NDESHKIMIN E TIJE ISHALLA SA ME SHPEJT PER TE PABINDURIT MIZOR

  2. YMER GELBAZA KELLIRA JA PUBLIKOJ DOSJEN EDI RAMES SE SI I BABAI I TIJ KRISTAQI JA PALLOJ GRUAN DHE JA BERI NJE VELLA ME SHUME GREG KRISTAQ RAMEN

  3. E sakte, revolta eshte me elitat. Kjo eshte menyra sesi e shprehin zemerimin njerezit e harruar. Ato jane te rinj, jo vetem se te rinjte ndizen me shpejt, por sepse te rinjte jane te humburit me te medhenj te ketij sistemi. Eshte edhe nje lufte brezash, beteja e fundit para se te mbledhin rraqet e pakta dhe mesyjne qytetet e BE-se. Rama e helmoi dhe drogoi rinine me keq se cka bere cdo armik, tani mesa duket truri po i kthjellohet per te pare realitetin e mjere ne te cilin ndodhen. Ose sic thoshte i madhi George Carlin, po kuptojne qe behet nje feste e madhe e luksoze ku ata nuk jane te ftuar.
    Menyra e vetme per t’u bere pjese e festes eshte duke e prishur ate.

  4. PO TI JE EDHE ME MEND ORE ZOTI GAZETAR!!!!
    SI TE MOS KRAHASOHET E 21 JANARIN??? ME KE TE KRAHASOHET, ME NGJARJET NE HENE???
    OLIGARKET E DIME TE GJITHE QE EKZOSTOJNE, MOS MENDO SE E DI VETEM TI, EDHE TI NUK JE PAK NE FAKT, MIRE ATEHERE, MIRE TANI,
    POR LE TE SHKOJNE DHE TE DEMTOJNE PASURITE E OLIGARKEVE JO MUZEUN KOMBETAR, BIBLIOTEKEN KOMBETARE, MINISTRITE O GOMARR GAZETAR, POE ATJE NUK UA MBAN
    TURP PER TY, KISHA EDHE PAK RESPEKT
    JE IDIOT NESE JUSTIFIKON SHKATERRIMET E UDHEHEQURA NGA PD E PRESIDENTI QE MEZI PRESIN RASTIN TE DEMTOJNE QEVERINE PASI NUK IA DALIN TE FITOJNE ME RRUGE NORMALE E ME VOTE.

  5. ERION BRACE E RAPORTON YMER GELBAZEN DHE CARLO BOLEN NE POLICI PER PERDHUNIM thotë:

    SI GJITHE HERE ANDI ,MBREME JA PLASE NJE LOPAT MUT NE SURRAT CARLO BOLES PER KETE TE FLM ,… ME BEFASON SE SI MUND TE ULENI NE NJE TAVOLINE KUR YMER GELBAZA KELLIRES I MBANE GOJA ERE BYTH NGA BYTHLEPERA E SALI BERISHES ,DHE CARLO BOLES NGA BYTHLEPIRJA E EDI RAMES

  6. Mbi te gjitha kemi hallin e bredhit!
    Ku do lozin femijet e BLENDI GONXHES, mor Bushat???

    Po BIETA SULO DUDUSHI BLUSHI, ku do te studioje tani qe u demtua pak dera e Bibliotekes??
    Per ate te Ujesjelles-Kanalizim-Topchanelizim e kam fjalen….

    Po LENC VAN GJELI me BATON VAN HAXHIUN, kujt deputeteve do t’u shkruajne fjalime tani? Kujt Kryeministri do t’u gjejne ministra???

    Shume problem kjo pune!

  7. “Ah te kem nje grusht te fuqishem e malit qe z’bza ta godisja” Vargjet e Migjenit aq shume te shperderuar nga regjimi komunist sot jane me aktuale se kurre.

    1. Ata qe quan ti vandale kane filluar te vijne ne Tirane qe ne 1912. Ne fund te fundit Tirana ishte fshat dhe ne ate kohe kishte me pak se 2mije persona kur Gjirokastra kishte 18 mije Shkodra 30 mije etj etj..Ky eshte cmimi i “qyteterimit”..dhe nuk pyeti askend..Je i lire te shash e ofendosh por nuk ka kush te te pergjigjet

      1. E ke gabim!
        Vandalë si term në kuptimin figurativ jo historik, nënkupton injorantët pushtues, siç qenë komunistët pas 1944.

        Procesi i ritjes së qyteteve ka qenë një proces historik që është lidhur me zhvillimin ekonomik, pra ka qenë lëvizje e natyrshme e popullsisë drejt qendrave të zhvillimit.

  8. Nje shkrim i gjate per te qepur nje thes (analize) tere vrima. Qeverisja aktuale eshte tejet e vertete qe zgjenjeu teresisht dhe vrau shpresat e te rinjve por eshte ndjeshem me e mire se paraardhesja qe arriti deri aty sa ekzekutoi para kamerave 4 qytetare. Dhe ish qeveria eshte po aty..dhe po pret me padurim rradhrn per te hipur ne pushtet. Ky eshte mjerimi i shoqerise sone qe eshte kaq e drobitur nga mungesa e shpreses dhe reformimi i elitatave. Dhe kta ne rruge qe Bushati e quan rinia para duhet te qartesoje ne rradhe te pare qe nuk eshte as e Lulit dhe as e Mones duke u gjuajtur me gurre atyre ne rradhe te pare para se te prishe pronen publike. Edhe nje gje….dje ne emision qaje per Teatrin, por spo te vika keq sot per Muzeun. Inati i madh ti ka errur syte Bushat.

  9. Bushat sa do te Shash apo te hash,Frangajn nuk e heq dot nga Laguna Blu .
    Kurvat e vjetra mund te nderrojne cdo dite breket,por kurva ngelet.
    Rama do zevendesohet nga Rama+1,mjere atij qe I ha bytha she se per Ty duhet nje kurban.
    Kurbani erdhi dhe tani fillon gatimi traditional I Bushatit.
    Qija none Bushat se edhe Ty ate te kane bere kur ishe jashte shtepise .

  10. Komplimenta Andi per kurajon dhe qytetarine, eshte shume me teper se nje editorial, se nje analize e rendomte e ngjarjes, eshte shkrim ne kufijte e nje analize filozofike.

  11. Ne fakt, ky artikull thote te njejten gje me komentin apo statusin ne fb quajeni si te doni, te gazetarit M. Kikia. Ne fund arrihet ne te njejtin konkluzion. Te rinjte shqiptare, e ndjejne veten shume me keq se bashkemoshataret e tyre europiane. Prespektiva e tyre e vetme aktualisht, eshte qe te behen b*thelepires njelloj si disa shkrojtes me pagese nga bodrumet, per te siguruar nje page minimale me te cilen te sigurojne ushqimin e tyre ditor. Vrasja barbare e te riut Rasha, ishte pila qe derdhi vazon tashme te mbushur plot. Krahas pasigurive te tjera te panumerta, kjo rini ndjehet e pasigurt edhe per jeten e vet. Kriminele te veshur me uniforma policie, (jo police por kriminele), po iu heqin te drejten themelore, ate per te jetuar. Jeta eshte e vetmja gje e cmuar qe kane tashme. Nderkohe personi qe i quajti halabake, nuk pati asnje problem te vendose ne poste drejtuese te shtetit, deputete, ministra apo keyetare bashkie, njerez me rekorde te themsuara kriminale. Kjo eshte fyese per kedo, per ata te rinj qe shperthejne zemerimin e vet ne menyra ekstreme, per prindet e tyre qe degjojne fyerje per femijet e tyre nga personi qe me e pakta qe mund te thuhet eshte se ka nje miqesi te llojit te vecante me kriminelet. Protesta e rinise shqiptare mendoj se eshte shume pozitive. Se pari sepse kjo proteste tregon se ka ende njerez qe e duan kete vend dhe duan te jetojne ketu, pra ky vend ka shprese dhe ne menyre paradoksale shpresa e ketij vendi vjen nga me te pashpreset. Se dyti, sepse brezi i ri eshte ndergjegjesuar dhe e ka kuptuar qe keta politikane jane e keqja e ketij vendi. Se treti sepse ne ndryshim nga bashkemoshataret e tyre ne Europe, rinia shqiptare nuk po godet pronen private dhe mendoj se kjo eshte ndergjegje e larte per te cilen duhet pergezuar rinia. Se katerti, duke qene se pushteti i Rames po mbaron, rinia e sotme po i tregon qeverise e ardhshme se nuk do ta lejoje te sillet me ne kete menyre. Ne perfundim, per te mos e rikthyer vendin mbrapa, Rama do duhej te terhiqej, ne te kundert… askush nuk mund ta parashikoje perfundimin.

    1. Bravo Andi. Tani qe ambasada ta vuri kufirin po lepin ate qe peshtyve per dhunen dhe po shfajesohesh per dhunen e nxitur. Prape deshtove dhe deshtosh gjithmone.

  12. I ka qëndruar përballë vetëm Ina Rama dhe akoma vazhdon e mallkon dhe sot e kësaj dite, duke e përndjekur bashkë me Ilir Metën.

    Njeriu që realisht kishte mbushur brekët më 21 janar e më pas, është Sali Berisha.

    Ai krim e ka kërrusur dhe e ka bërë si pikëpyetje tani në moshën ende larg pleqërisë së thellë.

    Ai krim e ka bërë të flasë me vete në hapësirën mes vilës së tij dhe vilës së Ilir Metës në Lalëz.

    Ai krim e ka bërë të përgjojë orë e çast si mund ti vërë zjarrin këtij vendi, që të shpëtojë ai.

    Ai krim e ka bërë që të kërkojë me çdo kusht vdekje nga protestat, vdekja nga policia, vdekja nga aksidentet, vdekje nga pandemia, vdekje nga tërmetet, me qëllim që të mos negelet vrasësi i vetëm në këtë vend.

    Por për fatin e tij të zi është vrasësi i vetëm.

    Sali Berisha nuk shkoi dot në shtëpitë e të vrarëve më 21 janar. U dërgoi shoferin e gruas me lekë në dorë dhe pastaj i linçoi me gjyqe, pse nuk e pranuan.

  13. Po ik o and toci se jane rini qe duan kafene e futboll vete skane asnje deshire oer te ecur para dhe si losers ja vene fajin shtetit. Bythpambuk parazite

  14. E miratoj Bushatin në qëndrimin kritik që mban ndaj qeveritarëve pasi misioni i medias në një sistem demokratik pluralist, është që të dalë në mbështetje të halleve të shoqërisë.
    Ajo që e zhvlerëson rolin kritik të Bushatit si gazetar, është tendenca për të barazuar e sulmuar me të njejtën gjuhë të gjitha partitë politike.
    Ka disa fakte historike të cilave nuk mund tju shmanget askush pamvarësisht ngjarjeve aktuale.
    Shqiptarët nuk duhet të harojnë kurrë 5 dekadat e diktaturës kriminale enveriste.
    Përmbysja e asaj diktaturë që erdhi në dhjetorin e 1990, solli një sistem demokratik pluralist ku e reja ishin partitë e djathta.
    Partia demokratike, më e madhja prej tyre, megjithë dritë hijet e saj është jashtë çdo gjykimi realist që të krahasohet me ish PPSH që mandej mori emrin PS.
    Ajo parti erdhi në pushtet jo vetëm për të sjellë ndryshimin e sistemit, nga diktatorial në demokratik, por edhe si një shpresë e qindra mij shqiptarëve të persekutuar nga diktatura enveriste, që kriminelët e asaj diktature të ndëshkoheshin , një normë elementare e drejtësisë humane.
    Duhet pranuar për hirë të së vërtetës se ndonëse pati disa përpjekje të qeverisë demokratike për ta bërë drejtësinë, ajo akoma edhe sot nuk është bërë si duhet.
    Shkaqet janë të shumta e nuk mjafton një koment për ti analizuar pasi nuk i takojnë vetëm politikës shqiptare, por edhe ndërhyrjes së politikës ndërkombëtare.
    Mjafton të përmendim faktin se në policinë e shtetit në vitin 2020 ka akoma oficerë me të kaluar të ish sigurimit famëkeq e më keq akom,a edhe në organet e reja të drejtësisë “së reformuar”, gjen nga kjo lloj specie.
    Nëse përkatësisë ideollogjike komuniste të ish sigurimsëve, do ti shtojmë edhe mbushjen e legjislativit, ekzekutivit, pushtetit vendor por edhe policisë së shtetit , në këto 7 vitet e fundit , me persona me të kaluar kriminale ordinere, atëhere mund të kuptojmë se çfarë dhunimi i ka bërë Edvin Rama, emrit të nderuar “Rilindje”
    Kanë pasur qeverisjet demokratike edhe persona të pa aftë, edhe të korruptuar, por nuk dij të ketë pasur ministra e deputetë të mpleksur me botën e krimit apo ish hetues t[ sigurimit e y është një fakt që nuk mund ta mohojë askush, as Bushati.

  15. Andi, mos u merakos per komentet e sufllaqexhijve rilindas, ata jane antivlerat e momentit ne kete vend, jane anti amerikane dhe antiperendimore qe prej vitit 1944 packa se korrupsioni ka bere qe Yuri dhe Skorea te bejne sikur e kane harruar historine.

  16. MOS NDALONI

    Nese kishte protest model , ishte ajo per mbrojtjen e teatrit . Dhe si perfundoi ? Dhune dhe shkaterrim .
    U kapen gafil duke stervjedhur tek unaza e re . Dhe si perfundoi ? Miletit ju prishen shtepite , u burgosen dhe punimet(vjedhjet) po vazhdojne per shtate pale qejfe .
    Vrane Ardit Gjoklajn tek landfilli . Dhe si perfundoi ? Thane se ishte vrare jasht landfillit dhe asnje nuk u denua te gjithe dolen te pafajshem dhe per te festuar prokuror dhe i akuzuar pine nga nje çaj ne kafenete e bllokut .
    Vodhen e stervodhen tek inceneratoret ? Dhe çndodhi ? Vazhdojne te vjedhin akoma edhe sot ne kohe pandemie. ……. mund te vazhdoj pafund sepse te pafundme jane bemat e horrave te veshur me pushtet .

    Prandaj , per hir te te ardhmes tuaj dhe te femijeve tane , per hir te te ardhmes se shqiperise dhe shqiptareve , per hir te te Madhit Zot , MOS NDALONI . Nese doni qe edhe neser , kushdoqofte ne pushtet , asnjehere te mos i shkoje mendja te abuzoje me popullin e tij atehere , shkojini deri ne fund kesaj proteste . Ndryshe perseri do te abuzohemi , keqtrajtohemi , dikriminohemi nga politika dhe kriminelet me uniform , perseri do ngelemi skllever ne vendin tone , perseri do vritemi nga kriminelet me uniforme .

  17. Kesaj fatkeqesie ose i shkohet sot deri ne fund per tu ndjere te lire , te sigurt dhe krenar ose ulet koka dhe pranohet poshtrimi. Te luftojme sot qe te jemi te lire nga çdo qeveri apo parti neser .

  18. O ne , o ata .
    Ose te sundoje shumica ose te palçkisi pakica .
    O e drejta , o e remja .
    Duhet ti jepet fund sundimit 30 vjeçar te pakices kriminalo-hajdude te politikaneve kurva.

  19. propozoj qe pd ,ps ,lsi dhe militantet e tyre te lene takim ne mal dhe ti qine ropt njeri tjetrit ,dhe te na lene rehat ne te tjereve qe sna ha fare per keto parti bastarde.
    flm per vemendjen.
    😂😂😂

  20. Instikti i vrasësit i tha Sali Berishës më 21 Janar, në orën 19. 30 të mbrëmjes, që duhet të akuzonte Edi Ramën si vrasës.

    Shpiku një plak me çadër, shkoi montoi filmin me xhiro të ngadalta, nxori dy mjekë që “provuan” se ishte gjuajtur me pistoleta nga afër, pastaj shpiku çadra pistoletë dhe thika me helm dhe e caktoi që vrasjet i kishin bërë vetë socialistët.

    Vonë në mesnatë, kur “News 24” nxori pamjet e vrasësve “Live”, ndryshoi version dhe kaloi tek grushti i shtetit.

    Edhe Voltana dje nuk bëri ndonjë gjë më shumë. U nis e para në krye të turmave, theu tabela e semaforë, pastaj dogji dhe selinë e Partisë Socialiste dhe në mbrëmje akuzoi socialistët se e kishin djegur vetë.

    Pra në logjikën e saj, njësoj si në logjikën e Saliut, socialistët dhe më 21 janar 2011 janë vetëvrarë, edhe tani kanë vetëdjegur selitë e tyre.

  21. Por Stresi është më i llogaritur se i ati, Saliu. Stresi kishte marrë adresat e disa ‘snaiperistëve’ kosovarë dhe deklaroi se me ‘trimat e mi nga Kosova’ do të sulmonte Surrelin dhe Tiranën. Deklarata për Surrelin, ku jeton Edi Rama, ra shpejt. Arsyeja: Një tropojan tjetër, Besniki i Mustafajve rron po në një vilë në Surrel, siç thonë, i çoi fjalë Stresit se ‘kam edhe unë kosovarët e mij’, po guxove. Por pas kësaj ra gjithë versioni i kosovarëve ushtarë të Stresit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu