• |
ide | kryesore

Nuk vendosën maskat mbrojtëse, gjobiten 426 qytetarë

-Instant, Lajme, Të fundit


426 qytetarë janë gjobitur me nga 3.000 lekë secili nga policia pasi janë kapur pa maskë mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 6 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një lokal në të cilin ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për këtë subjekt u vendos masa administrative 1.000.000 lekë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *