• |
ide | kryesore

Transportonte 9 emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu në Korçë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës për shkak se akuzohet për transportim të emigrantëve të paligjshëm kundrejt fitimit. Sipas policisë i arrestuari P. M., 31 vjeç, banues në Elbasan, është kapur duke transportuar  9 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shumës prej 50 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Policia e Korçës njoftoi se ndalimi i 31-vjeçarit me inicialet P. M.,  u bë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të vendit të quajtur “Lumi i Tërhanit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *