• |
ide | kryesore

Dhuna ndaj aktivistëve/ Shans i humbur i Çuçit për disiplinimin e policëve të Veliut

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Takimin e parë si Ministër i Brendshëm, Bledi Çuçi e shndërroi në një akt simbolik, kur vizitoi familjen e të ndjerit, Klodian Rasha. Në shtëpinë që mban hapur dyert e mortit mori me vete disa shefa policie, të cilët iu bashkuan ngushëllimit për 25 vjeçarin e vrarë nga vartësi i tyre, Nevaldo Hajdëraj. Por në grupin që shoqëroi ministrin, ra në sy mungesa e Ardi Veliut.

Nuk dihet nëse ishte Çuçi që refuzoi ta kishte në krah Drejtorin e Policisë në këtë vizitë, apo ishte Ardi Veliu që nuk iu bashkua ngushëllimit në familjen Rasha. Por cilado qofshin rrethanat, mungesa e Veliut në daljen e parë publike të ministrit, tregon distancën mes të dyve. Një rast tjetër për të përsëritur pyetjen: A do ta ketë Çuçi forcën për t’i disiplinuar policët e Ardi Veliut, apo ai do të jetë thjesht një kukull për të performuar me fjalime live, në varësi të programit të ERTV?

Nuk kaluan 24 orë nga marrja e detyrës dhe dilemën e ngacmoi një incident, që zbulon shumë për rolin e ministrit në raport me policinë.

Policët e Ardi Veliut të mësuar prej vitesh me bullizmin ndaj aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, shoqëruan me forcë 4 prej tyre në komisariat, Astrit Seranajn, Gentjan Hasanin, Ergys Mertirin dhe Donald Martinin. Ky i fundit, koreograf dhe pedagog i Liceut Artistik, është rrahur me grushta dhe shqelma nga policët. (foto më poshtë)

Mbrëmjen e së shtunës, njëri prej aktivistëve po filmonte gardhin e policëve që mbajnë të bllokuar pedonalen para Ministrisë së Brendshme. Kaq u desh që të shoqëroheshin dhe të mbaheshin në komisariat duke u sharë dhe goditur.

Një video (shiko më lart) e momentit të shoqërimit ka bërë xhiron në rrjetet sociale, por ministria e Bledi Çuçit heshti. Disa qindra qytetarë dolën në protestë para Ministrisë së Brendshme, por sërish nga Ministria e Brendshme, vetëm heshtje.

Donald Martini kërkoi një reagim nga Çuçi se përse u dhunua nga policët që ruajnë sheshin para ministrisë: “Ministri i Brendshëm, duhet të dalë dhe të thotë, a ishte veprimi i duhur i policisë së Shtetit ky? Apo ishte i gabuar. Unë jam dhunuar në komisariat” 

Një tjetër prej të shoqëruarve, Astrit Serjanaj, duke folur për mediat i kërkoi një reagim Bledi Çuçit: “Incidenti tregon vazhdimësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, por është edhe një akt që kërkon reagim nga ministri i ri, për të treguar integritet dhe duhet ta marrë një vendim për Ardi Veliun se ai është përgjegjës” tha Seranaj.

Në vend që të marrin masa ndaj policëve, autoritetet kanë zgjedhur të mos japin asnjë sqarim. Presin që zhurma për ngjarjen të fashitet, sipas teorisë se “çudia më e madhe, 3 ditë zgjat”. Por incidenti me aktivistët është edhe një tregues se çfarë ministri do të jetë Çuçi.

Ndryshe nga ish gjenerali i ushtrisë Sandër Lleshaj, Çuçi nuk do të dalë të mbrojë abuzime, të tilla si kur policët heqin numrat identifikues nga uniforma për të pasur dorë të lirë në dhunën ndaj protestuesve. Por në anën tjetër, as nuk do të guxojë ta dënojë dhunën e pajustifikuar ndaj qytetarëve apo t’i kërkojë llogari Ardi Veliut për ndëshkimin e abuzuesve me detyrën. Ministrin që nuk e pyetën para se t’i jepnin detyrën, nuk do ta pyesin as pasi ia dhanë detyrën. Për më tepër që ai është i detyruar të heshtë përballë Veliut.

Sepse edhe ai, si të gjithë, e ka dëgjuar kryeministrin Rama kur tha se “edhe sikur të ishin 500 mijë të kërkonin të ikte drejtori i policisë”, prap Veliu nuk do largohej. Në këtë situatë, maksimumi që mund të bëjë Çuçi është ta shmangë Veliun kur bën politikë para kamerave, siç ishte vizita në familjen Rasha. Pastaj kur policia të hyjë në veprim, do të jetë Veliu që do të shmangë Çuçin.©Lapsi.al



24 Comments

  1. Jane ne grahmat e fundit, e ka kthyer policine militante njesoj si ajo e Enverit por koha dhe shumica e shqiptareve eshte kunder tyre, duken si te forte por do e leshojne menjehere Ramen se jane police te droges dhe do kujdesen per mos humbjen e pasurise se tyre sesa humbjen e Rames.

  2. Mos guxoni te protestoni me se keshtu ua bejme te gjitheve. Policia nuk eshte me prit sorrat

    por per kete pune eshte deri sa ta kuptoni se kjo qeveri eshte me mira edhe per ju e ky

    kryeminister lavdi plote eshte fati jone dhe i juaji edhe pse e keni te veshtire ta kuptoni

    se dielli sa me shume shndrit aq me e veshtire eshte ta shikosh. Plasni nga inati po deshet

    por edhe 2o vjet do ta keni kryeminister.

    1. Hahhaah sa kar qe mor te qifsha robt. Edhe Enver Hoxhen se adhuronin kaq shume komunistet sa adhurojne kete skizofren. Yt ju qifsha rracen, se vetem shqiptar s’je.

  3. Pershkrimi i ketij IPAEMER, te le pak shijen e ironise, por, nese e llogjikos me ato mendime per kete pushtet, e ate qe e drejto ate, me kesi formash tutorie pushtuesi popullin, duhet ta dije mire se e vetemja rruge qe e pret, e ju pret, eshte rruga e diktatorit Caushesku, per kete mos mbani asnje dyshim. Sa per 20 vjet, qe ky popull te duroi nje shtypes, vetem kur populli eshte kope mund te ndodhe. Kete kijeni parasyshe, ju qe parashikoni, apo nese e parashikon kete mizerabelitet pushtet te qelbesirave.

  4. E kam thone e do ta them, nonen ne pidh kush i del ne krah shtetit dhr policise ne qelbistan. Hajer mos pafte me gjith kalamojt e vet. Dhe po vazhdoi kush repliken motren mu ne pidh dhe tasin me mut. Kelyshe bunkerash fshatareperversakomunistebuthqira.

    1. Motren e bukur qe ke nga cdo ane me te bukurat, se sdo kete cdo njeri mendimin tende o bythqire kanalesh, miu mutit

  5. Cuci ne ministrine e bujqesise kishte keshilltare Themie Thomain.
    Sa keq qe ka vdekur Kadri Hazbiu, ke mund te marre si keshilltar tani ky burri i gruas se palles se gjate?

  6. Realisht, asnjë qeveri nuk ka anuluar kontratat juridike, si Berisha e si Rama.

    Premtimi i sotëm i Lulzim Bashës është vetëm propagandë, që edhe nëse fiton zgjedhjet do të justifikohet duke thënë se nuk mund ta anulojë ngaqë rrezikon arbitrazhin.

    Maksimumi që mund të bëjë është ndonjë dredhi që me negocim të ulë pagesën, duke e bërë që një pjesë t’ia japë ‘cash’ kompanisë nga buxheti i shtetit, siç ka bërë edhe Rama.Nuk e beni dot qimen Tra o shpellkaret e lapsit,le te thone prap na na plasi kari policave,por keta bythqira adoleshente 50 vjecare kane mare zarfin e likes se floririt per te provokuar policine,nuk ka shqiptar qe i beson keta monstra te udhehequr nga budina qe me ne fund basha e shkruajti emrin ne liste per deputet

  7. KOMENTI ZARBOS, KOPIL, PA DINJITET,NE CDO ARTIKULL DEL BOJA E KETIJ QENI QE RUAN BUNKERET E BANDES RILINDASE POR NUK THOTE KURRE POSHTERSITE E PABESITE W TE PA BESIT TE TIJE SE CA I KA BERE KETIJ POPULLI KY MASKARA.KJO ESHTE FYTYRA TUAJ ORE QELBESIRAT E DEMOKRACISE.KAQE E VLEN TIO KELYSH

  8. KOMENTI ZARBOS, KOPIL, PA DINJITET,NE CDO ARTIKULL DEL BOJA E KETIJ QENI QE RUAN BUNKERET E BANDES RILINDASE POR NUK THOTE KURRE POSHTERSITE E PABESITE W TE PA BESIT TE TIJE SE CA I KA BERE KETIJ POPULLI KY MASKARA.KJO ESHTE FYTYRA TUAJ ORE QELBESIRAT E DEMOKRACISE.KAQE E VLEN TIO KELYSH

  9. KOMENTI ZARBOS, KOPIL, PA DINJITET,NE CDO ARTIKULL DEL BOJA E KETIJ QENI QE RUAN BUNKERET E BANDES RILINDASE POR NUK THOTE KURRE POSHTERSITE E PABESITE W TE PA BESIT TE TIJE SE CA I KA BERE KETIJ POPULLI KY MASKARA.KJO ESHTE FYTYRA TUAJ ORE QELBESIRAT E DEMOKRACISE.KAQE E VLEN TIO KELYSH

  10. Pse çfare prisnit ju pertej dhunes , dashuri? A ju kujtohet Lela ? Le ti bejme nje rezyme asaj historie per te kuptuar se ku do perfundonim . A ju kujtohet sesi u trajtua ai ? Ai tullaci e kapi per fyti gati sa nuk e mbyti , langonjt e tjere te policise ekapen per leckash dhe e hodhen matane rrethimit me hejura sikur te ishte thesplehrash dhe jo Lela . E shtrine per toke duke i hipur siper mbi dhjete burra te vesheur e te pa veshur me uniforme . Dhe ne fund per ti vene kapak terrorit policor e moren per me shume se 100 metra te prangosur dhe ne ecje 90 gradshe a thua se ishte krahu i djatht i Bin Ladenit . A thua se Lela ishte nje terrorist i rrezikshem ? A thua se Lela ishte i shquar per dhune apo agresivitet ? A thua se Lela ishte kapo e nje grupi kriminal te rrezikshem ? Kush eshte dhe çfare beri Lela qe te keqtrajtohet , poshterohej dhe te “perdhunohej” ne ate menyre ? Lela eshte nje nga gazetaret me te qete , me te urte dhe nder me te saktet ne interpretimin e fakteve . Ai u keqtrajtua sepse beri xhestin me galant , me fisnik dhe me human qe mund te behej nga nje xhentiluomo si ai kundrejt keqtrajtimit te nje gruaje . Jo te gjithe do silleshin si Lela ne ato çaste , jo te gjithe e kane ate guxim , jo te gjithe e kane ate fisnikeri qe i duhet nje burri ne çaste te tilla . Por ça bete ju gazetaret ? Çfare beme ne te gjithe kundrejt ketij poshterimi ? Nje hiç te madh . Ulem koken dhe ne heshtje e pranuam sikur te ishte diçka normale .
    E pra keto do te ishin pasojat e asaj historie dhune dhe agresiviteti te pashembullt .
    Pse shqetesoheni sot kur keta arrestojne gazetar duke qene live ne TV ? Pse shqetesoheni sot kur keta arrestojne kryeredaktor ne pragun e deres se redaksise ? Pse shqetesoheni sot per keqtrajtim te artisteve , petagogeve dhe te elites se intelektualeve? Nuk e dinit se nese nuk flet dhe e ngrine zerin ateher kur duhet , keto jane pasojat e pashmangshme? Tirana , ate dite kur Lela u poshterua ne menyren me brutale te mundeshme nga nje bande kriminale e veshur me uniformen e shtetit , duhet te ishte ne flake . Po te ishte ne flake ate dite sot i ndjeri Klodian Rasha do ishte midis nesh . Ne vete , me veprimet e mosveprimet tona , lejuam qe nje krimb te kthehej ne nje monster . Ne vete , me heshtjen tone lejuam qe nje krimb te kthehej ne perbindesh .
    Nese hesht kur duhet te flasesh , nese tregohesh menefregist kur duhet te veprosh , nese i kthen faqen tjeter edhe kur poshtrohesh , vetem zinxhiret mungojne per te te treguar se ne realitetti , ti je nje skllav , nje skllav i koheve moderne . Fol dhe ngrije zerin kunder çdo padrejtesie , ngrihu e kundershto me force kedo qe neperkemb te drejtat e tua me elementare nese kerkon te jetosh i lire . Nuk ka lavdi pa rrezikuar , nuk ka liri po nuk luftove .

  11. O agron o polic bythqir, o fshatar, ke qejf te shahesh apo te qihesh? Mendimi jot vjen nga zorra e trashe, prandaj o kari mbylle halene me dhembe te prishur. Te zeri i popullit atje shkruaj o legen, mbetje arixhinjsh. Ty te pelqen te perdhunohesh, kete bej dhe mos me caj karin. Dhe ti nuk je njeri, ti kujton, guxon dhe mendon, por ti je mbetje ushqimore trupore, MUT.

    1. hahahahaha iku nga truri miu bytheziu , o te qifsha motren e cfre te mbran pragu , une sjetoj ne shqiperi, por kur vija ne kohen qe ishte PD ishte si afganistani, kurse sote qytet po dalin ne drite o idjot qe nuk e sheh te mire, shioj ne youtube si ishte Dursi, Vlora>Tirana, apo edhe Barjem Currin edhe si jane sote o qore o m ilitant i zgjebosur

  12. AGRON ,, qe mund te jeshe jashte edhe mundet, por qe te keshe ate vokobolar te gjerizit rilindas qe te ka edukuar nuk te lejohet. E para, k,kur te pelqeka kaqe shume ty ky vend , bujrum, eja dhe puno e jep kontribut, ose mos ha ate qe ua thua te tjereve. E dyta, a e di ti se sa para jane vjedhur nga keto bukurira qe ti na i sht neve, me siguri nuk e di. Ato kane vjedhur, e zhdepur me parate e taksapagueseve tane, ku ti spaske asnje kontribut, por dukesh qe vjen ne Shqiperi me shume per propagande. Jeten duhet ta jetosh, e pastaj ta interpretosh.Futu ne analiza te kritikueseve , nuk po theme opozitare, por atyre europiane e euroatllantikut, se si e kane nxjerre kete pushtet te bandes, droges, krimit, e hajdutllekut te votave qe e duan vetem per te rrjepur kete vend. AndajAGRON, n qofsh Agroni i vertete si mbret, mos fol nga froni, por fol nga tabani. Edhe nese fjalor tjeter nuk ke, ajo trego se nga cfamilje e ngritje ke.

    1. Keta sote kane bere puno pake edhe vidhe shume, por ata qe jane ne opozite qe ishin ne pushtet per 20- vjet spunuan fare edhe i vodhen te gjitha, jane aq te pasur sa Edhe Enveri do i kishte zili,
      Keshtu xixa ky eshte ndryshimi qe sote per sote ska opozite qe te mare, se jane me hajduter se keta sote

  13. O agron polici ku e pe durresin e bukur ti mor rrot kari? E kupton pse te flas me kete gjuhe o idiot. Te shohesh detin do kalosh 2 lagje pallate me njerez me koka si patate.
    Prandaj na ler rehat, se mire keta moterqirat sigurimsafshatare, po ti ca karin do? Je ne mes te avropit dhe jeton si arixhi. Ik ore qelbesire injorante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *