• |
ide | kryesore

FOTO/ Shikoni fluturimin e Ronaldos në golin ndaj Parmës: ekzaktësisht një vit nga ai kundër Samp

-Instant, Sport, Video



Cristiano Ronaldo lë pas atë penallti të humbur me Atalantën dhe me dy gola të shënuar udhëheq Juventus në një fitore 0-4 në Tardini. Ai që ka tërhequr vëmendjen në fakt është goli i dytë i bardhezinjve, i pari personal i portugezit, ku fluturimi i CR7 ishte impresionues. Ronaldo u ngrit në qiell për të arritur krosimin e Morata dhe shkëputja e tij nga toka duke qartë në nivelin e kapërcimit të mbrojtësit, përpara se të thyente Sepen.

Një gol që për nga mënyra e realizimit të kujton atë fenomenal të shënuar nga Cristiano në sezonin e kaluar në ndeshjen kundër Sampdorias, pikërisht në 18 dhjetor 2019 në suksesin 1-2. Portugezi shënoi golin vendimtar me një kërcim të pabesueshëm 2.56 metra e tashmë, në Tardini, tregoi se nuk ishte rastësi.

https://www.youtube.com/watch?v=AunImole9HI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *