• |
ide | kryesore

Artistët protestë para Ministrisë së Brendshme: Nuk i frikësohemi dhunës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dalë në protestë ditën e sotme në sheshin përpara Ministrisë së Brendshme. Tubimi erdhi për shkak të ndalimit të dhunshëm nga policia të 4 aktivistë të kësaj Aleance, Astrit Seranajt, pedagogut Ergys Mërtiri, artistit Donald Martini dhe teknikut Gentjan Hasani. Regjisori Edmond Budina tha se do të protestohet për t’i thënë ndal dhunës së pushtetit.

“Duhet ti themi ndal dhunës së policisë së pushtetit. Policisë e cila i shërben vetëm një grushti njerëzish. Ne nuk duhet të frikësohemi nga dhuna e këtij pushteti fashisto-mafioz që kërkojnë të ruajnë pushtetin e tyre. Këtu kemi të bëjmë me një dhunë shtetërore që frikëson qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Ne nuk kemi frikë, do të vazhdojmë të protestojmë dhe nuk do ta ulim kokën”, – tha Budina në News24.



4 Comments

  1. Ore artista pa role po shikoni shendetin se mire per vete por ata te tjere qe jetojne rethe juve nuk mendoni.
    Se ne keni care trapin sa here qe do behet demostrat kerkohet te shkarkohet nje person te iki qeveria, mesoni kur te behen votimet votoni edhe po fituat eshte e drejta jua te vendosni se cilin doni ne pushtet

    1. Sa mire qe je i lumtur me kete qeveri ti mor shok. Dhe sa per dijeni, pse voton njehere ne 4 vjet, kjo sdo thote qe mos protestosh. Shiko Parisin, Athine etj. Vetem ne Shqiperine e Enver Hoxhes votohej njehere ne 4 vjet dhe nuk protestohej sepse “ishin te lumtur te gjithe dhe partia nuk bente asnje gabim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *