• |
ide | kryesore

SHBA/ Viti 2020 do të shënojë më shumë vdekje në historinë e vendit

-Instant, Lajme, Planet


Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) viti 2020 do të jetë “viti më vdekjeprurës” për shkak të viktimave të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Siç njoftoi televizioni “CBS”, vlerësohet se numri i përgjithshëm i të vdekurve do të tejkalojë shifrën 3,2 milionë, që do ta bëjë 2020-ën vitin më vdekjeprurës në historinë e këtij vendi. Këtë vit, kryesisht për shkak të Covid-19, i cili goditi rëndë këtë vend, numri i të vdekurve do të jetë rreth 400.000 më i lartë se vitin e kaluar. Prandaj, numri i vdekjeve në 2020 do të jetë rreth 15% se në vitin 2019.

Ky është ndryshimi më i madh në shkallën e vdekjeve në nivel vjetor që nga Lufta e Parë Botërore, kur dhjetëra mijëra ushtarë amerikanë vdiqën, si dhe nga gripi spanjoll nga viti 1918, kur vdiqën qindra mijëra amerikanë. Sipas portalit Worldometer, më shumë se 18 milionë njerëz janë infektuar që nga fillimi i pandemisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa më shumë se 326.000 amerikanë kanë vdekur si rezultat i virusit. Para pandemisë, në SHBA u regjistrua një trend i rënies së shkallës së vdekshmërisë, ndërsa në vitin 2019 u regjistrua rënie e numrit të të vdekurve nga kanceri dhe sëmundjeve të zemrës. /AA

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *