• |
ide | kryesore

Fauci: Imuniteti i tufës mund të kërkojë vaksinimin e gati 90% të popullatës

-Instant, Arkiva, Planet



Procesi i “imunitetit të tufës” kundër koronavirusit të ri mund të kërkojë që nivelet e vaksinimit të popullatës të afrohen deri në 90%, tha Dr. Anthony Fauci, eksperti më i shquar i sëmundjeve infektive amerikane, në një intervistë të botuar të enjten.

Imuniteti i tufës është një term që përdoret kur mjaft njerëz krijojnë imunitet për të ngadalësuar përhapjen e një virusi. Më shumë se 1 milion amerikanë kanë marrë dozën e parë të vaksinës që nga 14 dhjetori, sipas Qendrave të Kontrollit të Sëmundjeve në SHBA, ose vetëm rreth 0.3% të popullsisë.
Fauci, i cili po këshillon për pandeminë presidentin aktual, Donald Trump dhe presidentin e zgjedhur, Joe Biden, pranoi se ai kishte ndryshuar pritshmëritë e tij, pasi më herët këtë vit kishte thënë se vetëm 60% në 70% do të duhej të vaksinohej për të arritur imunitetin e tufës.

“Ne me të vërtetë nuk e dimë se cili është numri real. Unë mendoj se diapazoni real është diku nga 70 deri në 90 për qind. Por, unë nuk do të them 90 për qind”, ka thënë Fauci. “Kur sondazhet thonin se vetëm rreth gjysma e të gjithë amerikanëve do të bënin një vaksinë, unë thosha që imuniteti i tufës do të arrihej me 70 deri në 75 për qind”, i ka thënë Fauci gazetës Times. “Pastaj, kur sondazhet më të reja thanë se 60 për qind ose më shumë do ta merrnin atë, unë mendova: Unë mund ta shtyj këtë pak, kështu që shkova në 80 deri 85 për qind”, tha ai.

Komentet e tij erdhën ndërsa SHBA-ja raportoi më shumë se 3.000 vdekje për të dytën ditë radhazi të mërkurën. Numri i të vdekurve në SHBA arriti në 326,333 nga mesnata e së mërkurës, sipas të dhënave të Reuters.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *