• |
ide | kryesore

Globe Soccer Awards: CR7 e Messi sfidohen për Futbollistin e Shekullit

-Instant, Sport



Cristiano Ronaldo, Messi, Lewandowski dhe Salah. Por edhe Immobile, Pirlo, Cannavaro, Buffon dhe Totti në listën e kandidatëve kryesorë për çmimet vjetore Dubai Globe Soccer Awards, që së bashku me Konferencën Ndërkombëtare të Sporteve në Dubai, celebrojnë me një ceremoni yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, event që këtë vit do të zgjedhë edhe yllin e shekullit. Këshilli Sportiv i Dubait dhe Globe Soccer Awards forcuan më tej marrëdhënien e tyre 12-vjeçare duke organizuar një edicion të veçantë në Armani Hotel, i vendosur në këmbët e ndërtesës më të lartë në botë, duke futur, në dritën e ndikimit global të Covid -19, mes tetë çmimeve edhe katër kategori të reja. Dubai Globe Soccer Awards i këtij viti evidentojnë jo vetëm talentet më të mira të vitit 2020 por edhe lojtarët, klubet, trajnerët dhe agjentët e 20 viteve të fundit. Për herë të parë, katër nga çmimet që do të jepen do të marrin parasysh sezonet nga 2001 në 2020. Bëhet fjalë për një seksion unik që në të vërtetë celebron më të mirët e shekullit. Konferenca Ndërkombëtare e Sporteve në Dubai, e cila ka pritur mbi 200 relatorë që nga edicioni i saj i parë, mirëpret edhe një herë disa nga lojtarët më të rëndësishëm ndërkombëtarë në futboll, ndërsa Globe Soccer Awards, që gjatë viteve kanë premiuar më shumë se 100 fitues, të cilët kanë demonstruar paraqitje të jashtëzakonshme në lojën e futbollit, këtë vit paraqesin tetë kategori në garë: lojtari i shekullit 2001-2020; trajner i shekullit 2001-2020; klubi i shekullit 2001-2020; menaxheri i shekullit 2001-2020; lojtari i vitit 2020; klubi i vitit 2020; trajner i vitit 2020; çmimi i karrierës si lojtar.

Lojtari i Juventusit, Cristiano Ronaldo është nominuar si Lojtari i Shekullit dhe Lojtari i Vitit 2020, ashtu si edhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi. Pas një sezoni mbresëlënës të mbyllur me një fitore të Ligës së Kampionëve me Bayern Munchen, Robert Lewandowski është në listën e ngushtë për lojtarin më të mirë të vitit 2020 së bashku me yllin egjiptian Mohamed Salah, i cili fitoi Premier League me Liverpool.

Kandidatët dhe fituesit u zgjodhën nga tifozët dhe juria e Globe Soccer, një grup ekspertësh lider të këtij sektori. Në një hap të paprecedentë për Çmimet, lista e parë e kandidatëve u vendos tërësisht nga tifozët. Publiku votoi në vote.globesoccer.com për kandidatin e tyre të preferuar në secilën kategori, me finalistët e shpallur në fillim të dhjetorit. Votimi u zhvillua në faqen e Globe Soccer, në TikTok, si dhe përmes platformave të partnerëve mediatik siç është Kooora në rajonin Arab.

Në listën e kandidatëve në kategorinë Lojtari i Shekullit 2001-2020 është një formacion i jashtëzakonshëm me mbi 25 emra ndërkombëtarë duke përfshirë legjendën britanike David Beckham, Lionel Messi, Neymar, Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah. Emrat po aq të ndritur të Didier Deschamps, Alex Ferguson dhe Josep Guardiola spikasin në garën për trajnerin e shekullit 2001-2020. Është bashkuar me ta, në këtë grup yjor, një nga teknikët më të jashtëzakonshëm të të gjitha kohërave, José Mourinho, i cili është në një shoqëri të mirë me gjigandët e pankinave si Carlo Ancelotti dhe ai i Real Madrid Zinedine Zidane.

Ndër të nominuarit për Klubin e Shekullit 2001-2020 janë skuadra të famshme si Barcelona, Manchester United dhe Real Madrid, ndërsa Menaxheri i Shekullit 2001-2020 është gjithashtu një kategori mjaft konkurruese me mundësinë që Jorge Mendes të fitojë për herë të dhjetë.

Ka po aq padurim për emërimin e trajnerit të vitit 2020, i cili e sheh Jurgen Klopp që kërkon të mbrojë fitoren e vitit të kaluar. Tekniku gjerman i Liverpool tashmë është i famshëm për fitimin e Ligës së Kampionëve, Super Kupës UEFA dhe Kupës Botërore të Klubeve FIFA me të Kuqtë.

Këta janë kandidatët për tetë çmimet përkatëse që do të jepen gjatë ceremonisë:

FUTBOLLISTI I SHEKULLIT 2001-2020
Andrea Pirlo, Andriy Shevchenko, Andres Iniesta, Arjen Robben, Cristiano Ronaldo, David Beckham, Fabio Cannavaro, Francesco Totti, Frank Lampard, Gianluigi Buffon, Iker Casillas Kaká, Kylian Mbappe, Lionel Messi, Luis Figo, Luka Modric, Manuel Neuer, Mohamed Salah, Neymar, Philipp Lahm, Robert Lewandowski, Ronaldinho, Ronaldo, Sergio Ramos, Steven Gerrard, Xavi, Zlatan Ibrahimovic, Zinedine Zidane.

TRAJNERI I SHEKULLIT 2001-2020
Alex Ferguson, Carlo Ancelotti, Didier Deschamps, Joachim Löw, José Mourinho, Josep Guardiola, Luiz Felipe Scolari, Marcello Lippi, Vicente Del Bosque, Zinedine Zidane.

KLUBI I SHEKULLIT 2001-2020
Al Ahly, Barcellona, Bayern Mynih, Juventus, Liverpool, Manchester United, Paris S. Germain, Real Madrid.

MENAXHERI I SHEKULLIT 2001-2020
Giovanni Branchini, Jonathan Barnett, Jorge Mendes, Mino Raiola, Pini Zahavi.

FUTBOLLISTI I VITIT 2020
Ciro Immobile, Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Lionel Messi, Marquinhos, Robert Lewandowski, Sadio Mané, Serge Gnabry.

KLUBI I VITIT 2020
Bayern Mynih, Juventus, Liverpool, Paris Saint-Germain, Real Madrid, Sevilla.

TRAJNERI I VITIT 2020
Gian Piero Gasperini, Hans Dieter Flick, Julen Lopetegui, Jürgen Klopp, Thomas Tuchel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *