• |
ide | kryesore

Lojtari i shekullit, por pa tifozë nuk vlen: “E mërzitshme të luash pa ta, më mungojnë edhe kontestimet”

-Instant, Sport



Lojtari i shekullit i sapokurorëzuar, Cristiano Ronaldo, vuan mbi të gjitha mungesën e tifozëve: “Covid? Të luash në një stadium të zbrazur është e mërzitshme. Respektojmë protokollet sepse shëndeti është i rëndësishëm, por pasioni im ka qenë gjithnjë futbolli, luaj për familjen, tifozët, është e cuditshme të luash pa ata. Më pëlqen madje edhe kur më kontestojnë, kur bëj gol kundër skuadrave të tyre, më bëjnë buu, më motivojnë. Shpresoj që në 2021 të mund të kthehemi të rishohim tifozët në stadiume”.

Nga i nxehti i Dubai, ku ndodhej për Glober Soccer Awards, portugezi ka folur edhe për rekordet e tij: “Prej 20 vitesh radhazi luaj e shënoj si profesionist? Nuk e dija që ishte një tjetër rekord për ta thyer. Është kënaqësi të dëgjosh të flasin për rekorde, kam arritur gjithcka, por pa shokët e mi, pa një skuadër të madhe, nuk do tia kisha dalë”.

“Ndonjë javë më parë zgjodhën 11-shen më të mirë për Topin e Artë e unë isha. Një nder të jem me këta lojtarë fantastikë si Casillas, Leëandoëski, Piquè. Unë jam 36 vjec, por më pëlqen akoma shumë futbolli, e adhuroj jetën time e dua familjen time e fëmijët. Bëj të njëjtat gjëra e shpesh të njëjtat ushtrime prej 15 vjetësh. Ndonjëherë arrij në 2 të mëngjesit, bëj një masazh në SPA për të rikuperuar “, përfundoi Ronaldo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *