• |
ide | kryesore

Shpërthen në flakë makina në ecje në qendër të Tiranës, kaos në trafik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një makinë ka marrë flakë në qendër të Tiranës teksa ka qenë në lëvizje. Rreth makinës është krijuar trafik i madh.

Ngjarja ka ndodhur në qendër, pranë Muzeut Kombëtar. Policia ndodhet në vend, ndërsa zjarri ka bërë që të bllokohet qarkullimi. Nuk dihet nëse janë lënduar shoferi dhe pasagjeri i makinës.

Policia jep detaje: 

Më datë 29.12.2020, rreth orës 16:10, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mbrapa Muzeut Kombëtar, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen K.V dhe pasagjer shtetasin E.G ., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhet zjarrëfiksja, e cila po punon për fikjen e zjarrit.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *