• |
ide | kryesore

Khedira zgjedh Premier e fluturon në Angli: “Do të jetë qershia mbi tortë”

-Instant, Sport



Aventura e Sami Khedira me fanellën e Juventusit është në fund të saj. Mesfushori gjerman, i cili nuk është pjesë e planeve të Andrea Pirlos, e bëri të qartë gjatë një interviste për gazetën angleze ‘The Athletic’, gjashtë muaj nga skadenca e kontratës së tij me bardhezinjtë: “Unë jam një djalë konkurrues dhe dua të luaj, kjo situatë është e pazakontë për mua. Unë marr pjesë në stërvitjen e ekipit, përpiqem të mbaj gjithnjë të takuar nivelin e përqendrimit dhe energjisë. Por pastaj në fund javë mungon gjëja më e rëndësishme: dua të luaj. Kjo është arsyeja pse po përpiqem të ndryshoj situatën ose të largohem nga Torino për t’u kthyer të bëj atë që më pëlqen më shumë: të luaj futboll “.

Të mërkurën, mesfushori gjerman fluturoi në Angli, me lejen e Juventusit, për të kërkuar një mënyrë për të dalë nga një situatë e bllokuar prej muajsh pas pesë vjet e gjysmë suksesi. Në verë, drejtuesit e Juventusit nuk arritën ta shisnin lojtarin e në janar ata do të provojnë përsëri, ndoshta në Angli: “Premier League mungon në koleksionin tim. Të luash në Angli do të ishte qershia mbi tortë – tha Khedira – Loja është më pak e fragmentuar, ka më shumë kundërsulme, por kjo është diçka që më pëlqen. Kam bërë seanca shtesë me trajnerë të fitnesit për t’u bërë gati për ritmin më të lartë të Premier League”.

“Instinkti im dhe pasioni im më tregojnë se unë duhet të luaj futboll, nëse është e mundur në Premier League. Unë jam duke punuar për të”, shtoi gjermani, i cili më pas i shkeli syrin Everton të Carlo Ancelotti, trajneri me të cilin fitoi Ligën e Kampionëve me Real, në Lisbonë, në 2014: “Ne kemi mbajtur lidhje gjatë viteve. Ai dhe Mourinho janë personazhe të shkëlqyeshëm. Kam mësuar shumë nga të dy, si për futbollin ashtu edhe për veten time. Ata drejtojnë dy klube të mëdha në Premier League. Pra, le të shohim se çfarë mund të ndodhë “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *