• |
ide | kryesore

Korçë/ Digjet apartamenti, një person dërgohet me urgjencë në spital

-Instant, Lajme, Të fundit


Përfshihet nga flakët në Korçë një apartament, në lagjen nr.5 të këtij qyteti.

Shkak i ngjarjes është bërë temperatura e lartë, si pasojë e ngrohëses me të cilën banorët ngroheshin në këto ditë të ftohta dimri. Kjo ka bërë që mobiljet të marrin flakë.

Paraprakisht raportohet për një të lënduar në gjendje të lehtë asfiksimi, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të Korçës.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe zjarrfikësja dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *