• |
ide | kryesore

Shkelën vetëkarantinimit e detyrueshëm 14-ditor, gjobiten 6 shtetas të kthyer nga Britania

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia Kufitare e Rinasit ka ndëshkuar 6 shtetas, me masën administrative 700.000 lekë secili, për shkelje të vetëkarantinimit të detyrueshëm 14-ditor që duhet të kryejnë shtetasit që vijnë nga Britania e Madhe. Në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, për ndalimin e lëvizjes përmes rrugëve ajrore me Britaninë e Madhe,  thuhet se personat që kanë udhëtuar nga Britania e Madhe dhe hyjnë në Shqipëri, janë të detyruar të vetëkarantinohen për 14 ditë. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë mbajtur një regjistër të veçantë për këta persona dhe kanë njoftuar komisariatet përkatëse të qyteteve ku këta shtetas kanë vendbanimet.

Prej datës 01.01.2021 deri më datën 05.01.2021, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë intervisitimit dhe verifikimit të personave që dalin nga Shqipëria, kanë konstatuar 6 shtetas që kanë shkelur vetëkarantinimin e detyrueshëm dhe kanë tentuar të largohen nëpërmjet Rinasit për në destinacionin e tyre.



4 Comments

  1. Mua me vjen per te qesh me keto bolet, si ato qe vijn me leke te pa deklaruar si kto, lexojn RD edhe kujtojn se ketu eshte afganistan

    1. Kur je fshatar injorant normal qe do qeshesh.
      Po ta lexosh ligjin do te kuptosh qe kur nuk deklaron leket, sipas ligjit te vendoset nje gjobe 20 000 Lek dhe kaq, nuk te konfiskohet gje, po nuk thojne kot, nuk behet Shqiperia me Shqipetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *