• |
ide | kryesore

E PLOTE/ Si u pushtua Kongresi Amerikan, kaosi, armët dhe përplasjet

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kjo e kërkurë shënoi diçka që nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në ditën kur Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati u mblodhën për të certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 4 nëntorit, një procedurë që në të kaluarën ka kaluar si rutinë, në rrugët e Uashingtonit u mblodhën mijëra njerëz të thirrur nga presidenti që po largohet.

Donald Trump doli para mbështetësve të tij dhe tha se nuk do ta njihte Joe Biden si President të ligjshëm dhe se zgjedhjet ishin vjedhur. Pas këtyre deklaratave qindra persona i janë drejtuar Capitol Hill ku vijonte seanca e Kongresit për certifikimin e zgjedhjeve.

Vlen për tu theksuar se në seancë nënpresidenti Mike Pence “tradhtoi” Trump duke deklaruar se nuk do të rrëzonte rezultatin e zgjedhjeve pasi i ishte betuar Kushtetutës. Një numër kongresmenësh republikanë e kontestuan rezultatin dhe në sallë vijonte debati.

Sapo turma është afruar kanë nisur përplasjet me policinë e cila e ka pasur të pamundur të ndalë protestuesit. Menjëherë forcat e sigurisë kanë hedhur gazlotsjellës dhe madje kanë nxjerrë edhe armët për të mbrojtur ligjvënësit.

Raportohet për një grua të plagosur në gjendje kritike dhe për 3 të tjerë të plagosur më lehtë. 

Ky është momenti kur forcat e sigurisë u kërkuan kongresmenëve të linin sallën nëpërmjet një tuneli të fshehtë.


Nën mbrojtje është marrë menjëherë nënpresidenti Pence. Pas eskalimit të situatës i pari që doli në Tv ishte presidenti i zgjedhur Joe Biden. Ai i bëri thirrje Presidentit Donald Trump të dalë në televizionin kombëtar dhe të mbrojë Kushtetutën, të bëjë thirrje që njerëzit të largohen nga Kapitoli. 

Ai e quajti ngjarjen e së mërkurës një moment të errët në historinë e vendit, një sulm ndaj Republikës dhe ndaj sundimit të ligjit. Biden tha se skenat e kaosit në Kapitol nuk pasqyrojnë Amerikën e vërtetë.

Pak minuta më pas Trump postoi një video në Twitter ku u bëri thirrje njerëzve të shkonin në shtëpi edhe pse sërish zgjedhjet i konsideroi të vjedhura. ©LAPSI.al



30 Comments

  1. Turp te keni more “alpin amerikan”, sduhet te protestoni si “huligane, si rrugac”. Duhet te protestoni sic na kerkohet ne te protesotojme, me lule ne duar.

    Ah po harrova, ju se rruni trapin se nuk ju heq njeri nga puna pse dilni ne proteste:)

    1. DOLEN FJALET E RAMES, KUR FOLI TE CNN PARA 4 VITESH.
      MOS E DHENT ZOTI TE ZGJIDHET TRAMPI PRESIDENT. SE NUK E IMAGJINOJ DOT SE CFAR MUND TE NDODH.
      keni gje per te then tani… se cfar nuk i that ateher.
      RAMA KRYEMINISTER DERI NE 2029.

      1. O Luli vocerr, ec ec coje deri nga 2079 se pak i dhe nga ditet e tua deri ne 2029. Normal, Rama eshte lider boteror, ku krahasohet ai me Trump-in. Trumpi nje mandat, Rama po mer te tretin. Turp te kete Trump.

      2. Pse nuk thua qe Ramen ta bejme si Enverin tend. I lindur skllav dhe skllav do vdesesh pa piken e dinjtetit.

      3. “Dolën fjalët e Ramës” ?
        Po a nuk ishte po ai Ramë që pasi kishte bërë ato deklarata, i vinte para e mbrapa Trump-it në çdo takim ndërkombëtar që të tërhiqte vëmëndjen e tij e të ndalonte që paparacët të bënin një foto pranë tij ?
        Po cili lider në botë më shumë se Rama është përpjekur që ti ngjasë Tramp-it më shumë ?
        Ështç sulmuar me e pa të drejtë Trump për gjuhën e tij çapraze në komunikim publik.
        Po Rama është njëqind herë më shumë karagjoz se Trump, jo vetëm nga fjalët që thotë por edhe nga veprimet mimikat e gjestikulacionet.
        Është kritikuar Trump se ka bërë një politikë autokratike.
        Po harojmë se në SHBA sejcili shtet që ka guvernator demokrat e bile edhe ndonjë republikan, as nuk i bindej fare atij ?
        Në Shqipërinë me më pak se 3 milionë banorë, veçanërisht katër vitet e fundit Rama e ktheu veten në mbret të plotfuqishëm e ai komandonte të gjithë.
        Rama ka 90% të mediave për vete, ka pushtetin ekzekutiv e legjislativ (qeverinë e parlamentin), ka policinë, drejtësinë, pushtetin vëndor, ushtrinë, e SHISH.
        Pra gjithshka..
        Trump, ndonëse kishte 74 milionë vota direkte, humbi me votat me postë për të cilat ai pretendon se janë bërë abuzime të mëdha.
        Nuk besoj që edhe po të jenë bërë “vjedhje” të votave me postë në kushtet e anarkisë që shkaktoi pandemia, numuri i tyre të ketë qenë 7 milianë, aq sa fitoi Biden më shumë.
        Por ama edhe siku 500 mijë vota me postë të jenë manipuluar, kjo është një njollë e madhe për demokracinë amerikane.
        Është e vërtetë që protestën para Kapitolit në Vashington, e thirri presidenti Trump.
        Po a nuk është e çuditëshme se pse Kapitoli mbrohej nga një njësi fare e vogël policësh që i lanë “terroristët” të futeshin në ambientet e mbrendëshme, e mandej kërciti koburja ku u vranë nja katër prej tyre e të largoheshin të tjerët. që u futën mbrënda ?
        Sepse ky skenar na kujton skenarët e gjeneral Lleshit me kryeministrinë e parlamentin.

        1. Nuk jane 7 milione, ai ka humb per pune 20,000 votash ne disa shtete te ndryshme, me lojra mesnate alla shqiptarce. Dhe ky nuk eshte as fenomen i ri, thjesht kete vit pati dimensione jashte kontrollit si pasoje e pandemise, Para dy vitesh kur kishit 30 qershorin dhe shifnit nga Amerika me nej shprese ju kam fol ktu se amerikanet votimet i kane retorike boshe per presion ndaj te tjereve e nuk pyesin fort per to se i kane te vetat katastrofe.

    2. ” Kush mbjell eren do te korri furtunen”, kane thene. Tani bollme me perralla me demokracira, me te drejta njeriu, me SHBA, BE, me terci e verci. Deshtoi Bashkesia Primitive, deshtoi Skllavopronaria, deshtoi Feudalizmi, deshtoi Kolonializmi, deshtoi Kapitalizmi, deshtoi Komunizmi, deshtoi Liberalizmi lgbt dhe do te deshtoj cdo sistem i padrejte i ngritur nga njerezitdjaje, ne sherbim te se keqes! Cfare mbeti tani per tu provuar?! Ajo dihet, ajo eshte e sigurte, ajo eshte provuar me pare, ajo eshte DREJTESIA e te VERTETIT, cdo gje tjeter eshte bosh, eshte pavlere, eshte nje mirazh, eshte nje dite apo nje pjese e dites, per ata qe kuptojne. “Kur erresisa behet pus e erret, dijeni se agimi eshte shume afer”, kane thene.

  2. Kimetja dhe ai Pallmeri kane noi koment per kto???
    Se Lulin e kercenuan, dhe qyqi e hongri presionin ne vend qe te digjte parlamentin me gjithe minjte brenda !!!

    1. Njerzit u futen ne tempullin e demokracis.
      Dhe nuk i vrau askush.. Kurse per zyren e sales duhet te vinte gjaku deri ne gju.
      Dhe me e forta se edhe sot e kesaj dite del e tregon filma me snajpera e me te vrar.

          1. Sufllaqe dopie pite, paska qene e thelle puna. Si duket paskan kopjuar skemen 21 janar
            ” coji ne proteste turmen, vrit ndonje dhe policin qe qelloi gradoje Kryerilindes ne Mat”.

        1. Pse kur thua, shko tek lideri yt, Enver Hoxha, kujton se ofendon njeri?
          Enveri ka qene lideri edhe i Sali Berishes. Rrnofte komunisti Sali Berisha, lavdi kujtimit te atij burri qe e mori Salen nga malet dhe na e beri drejtues shteti.
          Pa Enverin, Sala do vdiste bari dhish…

          1. Diferenca ndermjet Enverit dhe Saliut eshte se i pari ndenji ne pushtet per 41 vite deri sa vdiq,nderkohe qe i dyti ka ndenjr 1e vite ne pushtet dhe u largua me vote. Por qenjet e skllaveruara nuk arrijne te kuptojne as kete diference. Qe te mos harroj edhe Rama ka qe nga 1998 ne pushtet. Ka vetem dy vite nderprerje pra i bie 20 vite ne pushtet. Prejardhja e Rames as qe diskutohet se eshte komuniste nga ata me te flaktit, apo jo? Pati vetem nje problem, ne vitin 1990, kur pritej te kishte rremuja, iku ne Korfuz qe te ruante prapanicen dhe ne 1997, prape iku nga trimeria e madhe qe e karakterizon. Apo nuk jane te verteta keto sufllaqe

  3. Pas 300 vjet demokraci. Doli nje i cmendur dhe i peshtyu ato 300 vjet.
    Te kishte pasur te drejt do ta kuptonim.
    Po te kesh te gjitha pushtetet, dhe jo dosido pushtetet me te fuqishme ne bot.
    Dhe te pretendosh se me vodhen voten.
    Edhe sikur te jet e vertet se ti kan vjedh.
    Shume mire ta kan ber, se qenke koqe kandari, se kur je ne krye dhe te vidhkan. Po c duhesh ti ateher?????
    Po fajin nuk e ke ti po ata qe u ka mare era trut dhe te ndiekin.

  4. O Kimete Juri, dil e bejua rrup sup atyre amerikaneve te tu e shpallini “oragnizate terroriste” bashke me ate sykapsollin, Palmer.

    Edhe ne shqiptaret sduhet te kompleksohemi kur na thone keto ambasadoret qe ‘joooo, mos kshuuu, nuk bennnn, mos digjni pemen e vitit te ri, mos shani me fjale te pista Ramazanin etj etj:)”.

    O Lul, po ta majti bytha e nese je burre, hapja noj video nga protesta ne Washington e thuaj ” ik mos me caj karin tani”. Por kete vetem nje lider me dinjitet, qe ka respekt per veten e popullin e vet mud ta bej.

    Fatkeqesisht, kjo nuk ndodh ne Shqiperi.

  5. Ata qe e “ndiekin”, besojne ne nje gje qe ka ndodhur. Shko ndricoi pak ti nga Shqiperia ata qe e jetojne situaten ne USA.

    1. O bbc.. Me vure ne mendime.
      Nuk e kisha menduar ndonjeher keshtu.
      Dmth. Sipas teoris tende mjafton qe ata BESOJN, se jan vjedh votat. Nuk ka rendesi a eshte e vertet apo a mund ta vertetosh. Mjafton qe ata ta BESOJN qe votat jan vjedh.
      Qenka si me ZOTIN.
      Un BESOJ ne ZOT. Edhe pse nuk e vertetoj dot qe egziston, por BESOJ.
      E njeta gje qenka edhe me teorin e trampit. BESOJENI qe me vodhen.

      Eshte nje fraz ne bibel.
      BESO POR MOS HETO.
      .
      .
      Edhe ti besoj ketu je bazuar o bbc.
      E moret vesh o njerez
      Thjesht BESONI se trampit ja vodhen zgjedhjet. Te tjerat nuk kan rendesi.

  6. ” Kush mbjell eren do te korri furtunen”, kane thene.
    Tani bollme me perralla me demokracira, me te drejta njeriu, me SHBA, BE, me terci e verci.
    Deshtoi Bashkesia Primitive, deshtoi Skllavopronaria, deshtoi Feudalizmi, deshtoi Kolonializmi, deshtoi Kapitalizmi, deshtoi Komunizmi, deshtoi Liberalizmi lgbt dhe do te deshtoj cdo sistem i padrejte i ngritur nga njerezitdjaje, ne sherbim te se keqes!
    Cfare mbeti tani per tu provuar?! Ajo dihet, ajo eshte e sigurte, ajo eshte provuar me pare, ajo eshte DREJTESIA e te VERTETIT, cdo gje tjeter eshte bosh, eshte pavlere, eshte nje mirazh, eshte nje dite apo nje pjese e dites, per ata qe kuptojne. “Kur erresisa behet pus e erret, dijeni se agimi eshte shume afer”, kane thene.

      1. O i paemer, po mund te jete Kuksiano-Amerikan ai robi, mund te jete dhe Elbasanlli-Amerikan a ku di une, si dhe punetor ndertimi, e ca pastaj?

        Nuk jane te gjithe “intelektualë sufllaqeje” dhe “rilindas-amerikan” sic je ti.

        Beqir lulishtesh!

        1. Roi ketu ku jam une nuk i njeh askush sufllaqet prandaj hajde dhe ma kap nje here prej gushe dhe ma shtetit alla elbasance por me kusht mbasi te kesh lare duart.

          1. Je hajdar komplet nga koka te kembet o buçore mavi, kshu qe ste kap dot. Ti po s’pertove hajde me rruj pak hajdarin o Hajdar.

  7. Perfundimisht, rasti tregoj se nje idiot ne politike, biznesmen apo showmen i shthurur, narcist atokrat, ka mundesi ti bej dem kolosal edhe superfuqise lider e botes, por sidomos ka aftesine te vrasi demokracine mbi 500 vjecare, qe ka sherbyer si model apo urdherese per gjithe vendet e tjera boterore. Pra lideri i vet shpallur, Trump, perdhosi Tempullin e shejte amerikan, Kapitolin, ashtu si akejt e Iliades Perdhosen Tempullin e Apolonit, nepermjet ushtarve te marrezize se tij, perdhunoj zonjen qe i bente roje ketij Tempulli, DEMOKRACONE, ashtu si Agamemnoni me akejt vandal te shthurur, perdhunoj Rojtaren Briseida te APOLONIT. Kur perdhoset dicka e shejte, eshte veshtire te rivendoset besimi, sepse kete po e shohim tek trampisti Rama, i cili ka perdhos zyren e kryeministrit, sa ka frike te rrije ne te, sepse mbytet ne mekatet qe i ka bere ketij vendi, por cka eshte me e rendesishme, ne te njejten dite i ashtuquajturi Kryeministri yne, vrau, po pas 600 vitesh Heroin kombetar GJERGJ KASTRIOTIN, duke u relaksuar nen trumpetat jenicere e perulur nen flamujt osmane, qe vete shteti turk i kishte harruar, deri ne hypjen ne fuqi te sulltanit Erdogan. Sa flamuj do mbaje, ky nuk dihet, por dihet dicka, ky para flamurit shqiptar te GJERGJIT madh, ka vene flamujt Serb, Turk e Grek. Ja cfare i bejne vendeve te tyre personat kontravers, imoral, autoritar, qe bejne kurban gjithka per postet e tyre.Amerika eshte e madhe, i rifiton vlerat edhe me dhimbje, por Shqiperia po humb Europen, nese nuk zgjohet nga gjumi i hashashit rilindas.

  8. A e lexuat artikullin Italialianit karlo bolellino qe i krahasonte protestuesit ne amerik me protestuesit qe dogjen pemen e erjon fikut ne tirane ,pyetja ime eshte a ka ngelur ndonje ( shpellar) sic i quan kari bole lino qe te ngrihet e ti vere flaken redaksise te gazeta se tim dizinformuese

  9. Ajo SHBA që i dha përgjigje “çadrës” dhe bojkotit të 2019, është ajo SHBA që i dha dje përgjigje dhe marrëzive të Donald Trump-it dhe partizanëve të tij, duke qëndruar të bashkuar republikanë dhe demokratë.

    E gjithë ajo që ndodhi në SHBA, është një kujtesë për këdo që gjuhën e dhunës e ka të vetmen shpresë për fitore, është një kujtesë për Sali Berishën, që thotë se nëse nuk fitojmë më 25 prill do djegim Shqipërinë, është një kujtesë për Ilir Metën, që mendon se më 25 prill, si humbës mund të provojë të përdorë forcën për të marrë pushtetin duke shpikur manipulimet dhe të vërtetat alternative.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *