• |
ide | kryesore

Vranë 39-vjeçarin në Durrës pas sherrit me shkopa bejsbolli/ Arrestohet një tjetër autor

-Instant, Lajme, Të fundit


Policia e Durrësit ka vënë në pranga një tjetër person për vrasjen e 39-vjeçarit Armando Baboçi më 18 shtator në Durrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet si autor i ngjarjes, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Armando Baboçi (Gjini) dhe u plagosën shtetasit Erald Gjini dhe E. Tatozi.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit E. Gj., për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *