• |
ide | kryesore

Aviacioni Civil i Greqisë: Të gjithë udhëtarët që futen në vend do karantinohen 7 ditë

-Instant, Lajme, Të fundit


Autoriteti i Aviacionit Civil në Greqi ka njoftuar udhëtarët që duan të futen në shtetin fqinj për masa të reja kufizuese. Të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt Greqisë do të karantinohen për 7 ditë. Pasagjerët e huaj do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë pas mbërritjes në Greqi, veçanërisht ata që vijnë nga Britania e Madhe.

Në të njëjtën kohë, për të dalë nga karantina, pasagjerët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet t’i nënshtrohen një testi të ri PCR kur të përfundojë periudha 7-ditore. Në rast se personi i testuar rezulton pozitiv karantina do të zgjasë për 14 ditë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *