• |
ide | kryesore

Moti i keq, dëmtohet një segment i rrugës nacionale në Kukës

-Instant, Lajme, Të fundit


Në qarkun e Kukësit, vijojnë reshjet e shiut dhe të dëborës në zonat e larta malore. Lartësia e dëborës në Valbonë shkon në 25 centimetra e në Qafë-Prush 7 centimetra. Reshjet e orëve të fundit kanë sjellë probleme në segmente të ndryshme të rrugëve. Ka pasur përmbytje, rënie inertesh, gurësh e bllokime.

Segmenti Fushë Dukagjin–Kalimash, i rrugës nacionale Kukës–Kalimash–Shëmri, është më i dëmtuar nga shkarjet masive të shkëmbinjve dhe dherave për të cilat janë dashur orë të tëra për largimin e tyre nga rruga. Në disa pjesë të këtij segmenti uji ka përmbytur rrugën dhe një prej urave, ndërsa uji ka gërryer edhe shtresën e asfaltit. Po në këtë segment rrugor rrëketë e ujit që zbrisnin nga shpatet e maleve kanë marrë me vete edhe masive gurësh dhe dherash duke mbajtur këtë aks rruge nën pushtetin e tyre për disa orë si pasojë e rënies së tyre në trasenë e rrugës.


4 Comments

  1. Unë e kam thënë hapur atë që mendoj për Donald Trump-in dhe nuk e kam fare problem ta përsëris as këtu as kudo që të jetë; as në shqip dhe as në anglisht, që Donald Trump është kërcënim për Amerikën”, e përsëriti deklaratën e tij Rama, e cila bëri jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

    1. Ditari i shokut Enver Hoxha është pjesë përbërëse e veprës së tij teoriko-praktike. Ai është dëshmi auten-tike e angazhimit të përditshëm të udhëheqësit të da-shur e të paharruar të Partisë e të popullit në veprim-tarinë e gjithanshme politike, ideologjike, ekonomike e shoqërore për ndërtimin e mbrojtjen e socializmit në Shqipëri. Në çdo faqe të kësaj vepre ndihen vendosmëria e shokut Enver për t’u shërbyer popullit, revolucionit e ndërtimit të socializmit në Shqipëri, lufta e guximshme dhe pa komp-romis kundër gjithë armiqve e revizionistë dhe agjenturave të tyre, që janë për-pjekur ta devijojnë Shqipërinë nga rruga e socializmit. Përmes ndjekjes hap pas hapi të ngjarjeve, përme.; evidencimit e analizave të fakteve e fenomeneve, në Ditar përvijohen me ngjyra të gjalla lufta e përpjekjet konkrete për të kapërcyer vështirësitë e brendshme e të jashtme dhe kontributi i udhëheqësit në ideimin e arritjen e objektivave të mëdhenj nga populli e Partia për industrializimin socialist, kolektivizimin e moder-nizimin e bujqësisë, për zhvillimin e arsimit, të ku/tu-rës, artit, shkencës, për fuqizimin e mbrojtjes së vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *