• |
ide | kryesore

Reshjet të dendura/ Rrjeti i shpërndarjes elektrike i dëmtuar në këto zona

-Instant, Lajme, Të fundit


OSHEE ka njoftuar se për shkak të motit të keq rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike ka pësuar dëmtime në disa zona të vendit. Sipas OSHEE, situata paraqitet e përkeqësuar në Lezhë, Shkodër, Tropojë, Laç, Rreshen dhe rajoni Gjirokastër. Ndërkohë, po punohet për riparimin e dëmeve në rrjet, por terreni  vështirëson punën.

 “Për shkak të motit të keq, me reshje shiu intensive dhe shkarkime atmosferike, gjatë natës së mbrëmshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, rrjeti i shpërndarjes  elektrike në disa zona në vend ka pësuar dëme.Situata paraqitet e përkeqësuar në Lezhë, Shkodër, Tropojë, Laç, Rreshen dhe rajoni Gjirokastër. Terreni i vështirë e ka bërë jo të lehtë punën e punonjësve të OSSH, megjithatë grupet e avarisë po angazhohen pa ndërprerje për rikthimin e normalitetit në furnizimin me energji në të gjitha zonat e prekura nga defektet. Rëndësi të veçantë i është kushtuar furnizimit pa ndërprerje të hidrovoreve, spitaleve dhe institucioneve publike”, thuhet në njoftim.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *