• |
ide | kryesore

Twitter i mbylli llogarinë/ Trump: Do të hapim platformën tonë

-Instant, Lajme, Planet


Presidenti Donald Trump vazhdoi të postonte në Twitter duke përdorur llogarinë në pronësi të qeverisë, pavarësisht se profile I tij @realDonaldTrump u pezullua përgjithmonë nga Twitter.

“Siç e kam thënë për një kohë të gjatë, Twitter e ka kaluar masën me ndalimin e lirisë së fjalës dhe tani, punonjësit e Twitter janë koordinuar me Demokratët dhe të Majtën Radikale për heqjen e llogarisë time nga platforma e tyre ne mënyrë që të më bëjnë të hesht,” shkroi Trump në një seri mesazhesh, të cilat nuk janë më të dukshme në rrjetin social.

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara u shpreh se administrate e tij ka negociuar prej kohësh me site të tjera dhe do të bëjë shumë shpejt një njoftim të rëndësishëm. Ai shtoi se ekipi i tij po shikon mundësinë që të krijojnë platformën e tyre në një të ardhme të afërt. Twitter vendosi tja bllokonte pergjithmonë llogarinë Trumpit me argumentin se postimet e tij shkelin shkelin politikat e Twitter-it kundër “lartësimit të politikave të dhunshme” dhe se dy nga postimet e presidentit kishin shumë të ngjarë të nxisnin njerëzit të përsërisnin aktet që u panë në Kapitol.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *