• |
ide | kryesore

Dëmet nga shirat/ Bashkia Shkodër bën bilancin: Janë përmbytur 1823 ha tokë

-Instant, Lajme, Të fundit


Moti i keq vijon të shkaktojë probleme në qarkun e Shkodrës. Lidhur me situatën, bashkia e këtij qyteti ka shpërndarë informacionet më të fundit për situatën e përmbytjeve. Sipas njoftimit, në total nën ujë janë 1823 ha, teksa në Obot vijon të mbetet e pakalueshme rruga pasi lartësia e ujit ka arritur deri në 80 cm.

Ndërkohë, problem vijon të jetë gërryerja e nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme dhe nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj. Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.36m.(Kuota max 6.30 m). Hidrometri i Liqenit të Shkodrës shënon kuotën 8.58 m.(Kuota max 8.70 m), ndërsa Hidrometri i lumit Drin shënon kuotën 7.05m. (Kuota max 7.50 m).

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *