• |
ide | kryesore

Milan humbet pjesët e çmuara: Calhanoglu e Theo Hernandez pozitivë me Covid-19

-Instant, F1, Sport



Nuk ka paqe për Milanin e Stefano Pioli. As koha për t’u gëzuar për kthimin e Zlatan Ibrahimoviç, i cili do të jetë në fushë në Cagliari që nga minuta e parë, sepse trajneri i kuqezinjve humb në një ditë të vetme Hakan Calhanoglu dhe Theo Hernandez. Mesfushori turk dhe anësori francez kanë rezultuar pozitive me Covid-19 dhe janë futur menjëherë në karantinë nga klubi. Të gjithë tamponët e tjerë molekularë që u kryen në pjesën tjetër të ekipit kanë dalë negativë. Të hënën në mbrëmje në Sardenjë do të jetë përsëri një Milan me shumë mungesa, me Brahim Diaz që do të veprojë si zëvendësues në vend të Calha dhe Dalot që do të luajë si anësor i majtë.

Si Calhanoglu ashtu edhe Theo me siguri do të humbasin sfidën e Cagliarit dhe atë kundër Atalantas me shpresën se do të jenë në gjendje të të dalin negativë brenda dy javësh. Përveç tyre, edhe Rebic dhe Krunic janë ende duke luftuar me Covid.

KOMUNIKATA E MILAN
AC Milan bën të ditur se Hakan Çalhanoğlu dhe Theo Hernández rezultuan pozitivë në tamponin molekular të kryer dje mbi të gjithë ekipin, të cilët dolën negativë.

Janë informuar autoritetet shëndetësore kompetente, ndërsa dy lojtarët, asimptomatikë, janë vendosën menjëherë në karantinë në shtëpi. Të gjithë lojtarët dhe stafi tjetër do të vazhdojnë të monitorohen nga afër në përputhje me protokollet aktuale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *