• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Gjakovë/ 2 viktima, njëri nga Shqipëria

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Ponoshec të Gjakovës. Mediat e Kosovës shkruajnë se viktimat janë të dy meshkuj, njëri 51-vjeçar ndërsa tjetri pak më i vjetër për nga pamja por nuk dihet saktësisht mosha e tij.

Njëri nga viktimat është nga Shqipëria, por nuk dihet identiteti i tij. Ngjarjen e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës që ka sqaruar se përveç 2 viktimave është edhe një tjetër i plagosur. Sipas njoftimit të policisë ngjarja ndodhi rreth orës 18.00 të së hënës.

Një nga makinat me targa të Shqipërisë ka humbur kontrollin dhe ka dalë në krahun e kundërt ku është përplasur me një automjet që vinte përballë. Të dyja viktimat dhe i plagosuri janë nga makina me targa të Shqipërisë. Drejtuesi i makinës tjetër ka marrë lëndime të lehta. Ne vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca dhe zjarrfikëset si edhe prokurori i zonës që ka nisur hetimet për rrethanat. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *