• |
ide | kryesore

5 shenjat që tregojnë se ai ose ajo po gënjejnë për atë që thonë

-Instant, Arkiva, F1, Stil



Ekspertët e gjuhës së trupit thonë se ka disa shenja shumë delikate të cilave u duhet kushtuar vëmendje për të kuptuar se personi me të cilin po bisedoni është duke gënjyer. Shumica prej nesh përdor gënjeshtra të vogla në jetën e përditshme dhe kjo është deri diku pranueshme, por kur bëhet fjalë për partnerët, sinqeriteti është shumë i rëndësishëm. Atëherë, si ta kuptoni nëse partneri juaj po ju gënjen?
Ekspertët Nick Davis dhe Sophie Zadeh kanë renditur 5 shënjat kryesore se partneri po gënjen për atë që thotë.

1. Fërkimi i veshit

Në mënyrë të pavetëdijshme një gënjeshtar përpiqet të bllokojë tingullin e gënjeshtrës që po thotë ose mund të fërkojnë veshin për t’ju tërhequr vëmendjen dhe të ndërpresin kontaktin me sy. Partneri juaj gjithashtu mund të tërheqë ose përkulë veshin, gjë që gjithashtu mund të sinjalizojë se ai ka dëgjuar mjaftueshëm dhe nuk dëshiron të vazhdojë bisedën.

2. Mbulon hundën

Shenja kryesore së cilës i duhet kushtuar vëmendje është fërkimi i pjesës së poshtme të hundës. Disa nga gishtat janë pranë gojës pasi ai ose ajo po përpiqet të mbulojë të pavërtetat që po thotë.

3. Prekja e gojës

Prekja e gojës shpesh mund të përdoret pa e ditur për të fshehur atë që thotë gënjeshtari. Ky gjest nganjëherë maskohet nga një kollë e rreme.

4. Fërkimi i qafës

Disa njerëz mund të tërheqin jakën ose të fërkojnë pjesën e pasme të kokës ndërsa gënjejnë. Kështu mund të ndodhë, sepse gënjeshtari përjeton ndjesi mpirjeje në qafë dhe fytyrë kur thotë të pavërteta, por edhe një ndjenjë nxehtësie ose djersitje.

5. Mbyllja e syve

Truku i fundit se si të zbulojmë nëse partneri juaj po ju gënjen është të vëreni nëse ai mbylli sytë apo shikon larg kur ju afrohet. Burrat përpiqen të fërkojnë sytë më fuqishëm, nëse gënjeshtrat që ata thonë janë të mëdha, ndërsa gratë kanë më shumë të ngjarë të prekin nën sy dhe të shikojnë lart.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *