• |
ide | kryesore

Jo vetëm Pipero, mjekët dhe infermierët e vaksinuar të Infektivit kanë patur simptoma të forta Covid-i

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero rezultoi pozitiv me koronavirus, dy javë pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.


Mjeku u konfirmua dje me koronavirus dhe tani është duke u trajtuar në shtëpi.


Nuk dihet ende nëse mjeku është infektuar apo tamponi ka rezultuar pozitiv për shkak të bërjes së vaksinës në 11 janar. Për të zbuluar këtë, Pipero do të bëjë një tjetër tampon brenda 72 orëve.

Por, Pipero nuk është mjeku i vetëm i vaksinuar që ka shfaqur simptoma të mirëfillta të koronavirusit. Gazetarja Ema Shazivari raporton për abcnews.al se mjekë dhe infemierë të tjerë të Infektivit kanë shfaqur simptoma të mirëfillta koronavirusi pas bërjes së vaksinës.

Mësohet se ata kanë patur temperaturë deri në 40 gradë celcius si edhe kollë, njofton ABC News.

Ky është një realitet i ri i krijuar në vend në lidhje me mjekët stafin mjekësor që ka bërë dozën e parë të koronavirusit. Tashmë duhet vërtetuar nëse Pipero dhe të tjerët kanë shfaqur simptoma për shkak të injektimit të vaksinës apo janë infektuar rishtazi me koronavirus.

5 Comments

  1. Ky mashtruesi, I “dashuri I publikut” qe ka qene edhe drejtues, te na tregoje se cfare ka bere per te luftuar “Tiret” ne sistemin shendetesor. Apo rrjeti I Tireve I ka mbledhur aq leke ketij koke-topuzi dhe te ngjashmeve,me te cilat kane paguar edhe kolltuqet,ofiqet dhe privilegjet.
    Se mos ka bere thjesht serum e jo vaksine ky mashtrues qe predikon moral…

  2. Paska dhene efekte edhe uji fiziologjik/ biologjik apo plazem D… ( çfare i futen ketij 💀☠️👽)
    Nuk ka çfare te shkaktoje gje te keqe tek te tille…. (veçse po u rregulloi ndonje gja) qe t’merruan gjithe dynjane me shkencen e tyre sipas orekseve (maske nuk ka nevoj dhe ka nevoj)
    🤦‍♂️

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu