• |
ide | kryesore

Kapet 26-vjeçari, i dënuar në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale

-Instant, Lajme, Të fundit


Një 26-vjeçar është arrestuar pasi rezulton i dënuar nga drejtësia italiane për veprën penale “Organizatë kriminale me drejtim trafikimin e narkotikëve”. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit A. Ç., 26 vjeç, banues në fshatin Xhyherinë, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, me vendimin e datës 21.11.2019, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale me drejtim trafikimin e narkotikëve” parashikuar nga Kodi Penal italian dhe ligji “Për drogat”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.”, njofton policia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *