• |
ide | kryesore

Sherr mes dy personave në Korçë, njëri prej tyre plagoset me kaçavidë

-Instant, Lajme, Të fundit


Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Korçë. Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një goditje me kaçavidë në kurriz, pas një konflikti me një moshatar. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 18. I plagosuri është Emiljan Torollari, i cili ndodhet në spital për të marrë mjekim, dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur për motive banale ku fillimisht 2 shtetasit kanë qenë në banesë dhe më pas konflikti u krijua në rrugë ku dhe autori e ka plagosur Torollarin me kaçavidë pas shpine.

Për sa i takon autorit, ai është identifikuar si shtetasi Thanas Saqellari. Saqellari është kapur pas pak orësh nga uniformat blu.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *