• |
ide | kryesore

U përpoqën ta grabisnin, rrëfehet e moshuara: Iu hapa derën vetë, më mashtruan e më tërhoqën zvarrë

-Instant, Lajme, Të fundit


Një e moshuar nga qyteti i Lushnjes ra pre e një grabitjeje, nga një vajzë 16-vjeçare e cila së bashku me të dashurin e saj i hynë në banesë. Pasditen e djeshme, 64-vjeçarja Lume Zela ishte vetëm në banesë kur 16-vjeçarja Kristina Beqiri trokiti në derë duke i kërkuar ndihmë për një gotë ujë me pretendimin se ishte e sëmurë. Pasi Zela e ftoi vajzën në shtëpi, 16-vjeçarja e spërkati atë me spraj lotsjellës në fytyrë, e lidhi dhe së bashku me të dashurin e saj e kyçi në një nga dhomat e shtëpisë. Në banesë besohet se hyri edhe i dashuri i vajzës, 18-vjeçari Julian Kiptiu dhe të dy kontrolluan për sende me vlerë. Pasi nuk gjetën gjë, adoleshentët u larguan që aty.

Zela doli nga banesa duke thyer xhamin e dritares dhe më pas njoftoi policinë. E moshuara ka rrëfyer me detaje se si ndodhi grabitja.

“I ra derës dhe unë dola. Aman më tha se jam lodhur, jam sëmurë tha. Mundësisht një gotë ujë. I dhashë ujin. Futi duart në xhepa. Pa marrë gotën më drejtoi sprain, më kapën duart e më futën duart në fyt, më tërhoqën zvarrë, më çuan tek dhoma. Hidhnin valixhet, thashë çfarë po kërkojnë. I thashë çfarë kërkon, as të njoh e as më njeh, pastaj ikën se si duket i thërriti dikush”, rrëfen e moshuara.

Policia ka arrestuar 16-vjeçaren Kristina Beqiri dhe bashkëpunëtorin e saj Kiptiu me akuzën “Vjedhje me dhunë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim si dhe sekuestroi sprain lotsjellës që ata kishin përdorur me qëllim vjedhjen.


3 Comments

  1. Popull mos rri por rreago ku eshte shoqeria civile shoqatat jo qeveritare si ai rasti i dyvjakes qe dha stopi nuk cane kusht kok ose si tirja dhe infermjerja e infektivit te till tipa duhet ti cash ne dush keta plehera llumi i shqeris qe na flliqen njesoi se velia rama joleza griselda te tipi anti njerzim.

  2. Nje popull qe nuk reagon për nje krim të fëlliqur si ky (apo të tjerë) nuk e meriton as të egzistoje. Nje ndyrësi e vërtetë!

  3. kristina beqiri 16 vjec vipe instagrami modele ne video kengesh hip hop edhe grabitese me dhune
    rrnoft demokraicja rnoft sali bersha rnoft amerika rnoft azem hajdari
    o ky i fundit ka … marrte edhe 3 te tjeret me vete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *