• |
ide | kryesore

Aksident në Librazhd-Përrenjas, plagosen tre persona

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së hënës në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas.

Një furgon mallrash është përplasur me një makinë tip “Benz” dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona të cilët janë transportuar me urgjencë për në repartin e kirurgjisë në spitalin e Librazhdit.

Fatmirësisht të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit është bërë moti i keq me reshje të dendura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *