• |
ide | kryesore

Inter me Sanchez e Lautaro për ti bërë keq Juves: Conte duhet të bëjë pa Lukaku e Hakimi

-Instant, Sport



Fitorja e shkëlqyer e 15 ditëve më parë në kampionat është ende një kujtim i gjallë në mendjet e të gjithë tifozëve zikaltër. Tani, me finalen e Kupës së Italisë në lojë, Antonio Conte ëndërron të përsëritet. Nuk është një detyrë e lehtë, duke pasur parasysh skualifikimet e Lukakut dhe Hakimit, por për pjesën tjetër formacioni më i mirë i mundshëm do të dalë në fushë. Kundër Juventus do të jetë radha e Sanchez për ta bërë mungesën e belgut të mos ndihet, ndërsa Darmian do të zëvendësojë anësorin maroken. Brozovic ul në pankinë Eriksen.

Pezullimet e rënda mënjanë, Conte do të jetë në gjendje të fusë formacionin më të mirë të mundshëm falë rotacionit të pjesshëm të bërë kundër Beneventos. Është mundësia e madhe për Sanchez, pas një jave disi të komplikuar në qendër të vëmendjes së merkatos për shkëmbimin e mundshëm me Dzeko. Kiliani po kërkon më shumë hapësirë, por ai duhet të demonstrojë në fushë se e meriton. Mundësia për të provuar të ngjitet në hierarkinë e Contes është në këmbët e tij. Kundër bardhezinjve kthehet mesfusha titullare, me Brozovic që drejton repartin mes Barella e Vidal. Në krahë është radha e Darmian dhe Young, me Perisic që kthehet në pankinë dhe mund të jetë një alternativë e sulmit gjatë ndeshjes. Në mbrojtje konfirmohen Handanoviç, Skriniar dhe De Vrij, Kolarov është në avantazh ndaj Bastonit. Cështja kualifikim nuk përfundon nesër, por një fitore tjetër do ti jepte vlerësim dhe karburant për këtë pjesë të dytë të sezonit Interit.

FORMACIONI I MUNDSHËM
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Kolarov; Darmian, Barella, Brozovic, Vidal, Young; Sanchez, Lautaro Martinez. Tr: Conte



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *